8 kërkesa nga Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri - Business Magazine Albania

8 kërkesa nga Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri


Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri bën të ditur se po ndjek me shqetësim përhapjen e Covid 19 në Shqipëri dhe shpreh solidaritetin ndaj qytetarëve shqiptarë.

Përmes një njoftimi për median, Dhoma vlerëson se me shumë sakrifica, do të mund t’ia dalim shpejt, por nevojitet pergjegjshmëri nga ana e të gjithëve.

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, ka bërë propozimet e saj për masa ekonomike që të mund të shmangen dëme të mëtejshme që mund të pësojnë bizneset prodhuese që tashmë janë të goditura nga kjo pandemi.

Me qëllimin t’u japë një frymëmarrje bizneseve, profesionistëve dhe punonjësve, duke shmangur kriza të likuiditetit për shkak të derdhjes së kontributeve dhe taksave, Dhoma sygjeron:

1-Pezullim i pagesave të taksave dhe kontributeve të detyrueshme që janë në ngarkim të biznesit dhe punëmarrësit, përfshi taksat vendore si dhe mundësinë, në një moment të dytë, të shlyerjes të këtyre detyrimeve me këste;

2-Shmangie e penaliteteve për vonesa në pagesa dhe për detyrime fiskale dhe të biznesit;

3-Përgjysmimi në masën 50% të taksës vendore për godinat që përdoren nga bizneset;

4-Pezullimi, për periudhen fiskale 2020, i taksës për plastikën dhe akcizat për lëndet djegëse që përdoren në ciklet prodhuese;

5-Shtyrja, për të gjitha bizneset, e afatit për dorëzimin e bilanceve, të paktën deri me datë 30 qershor;

6- T’u lejohet shoqërive, në rast bllokimi të aktivitetit, nxjerrja e të gjithë punonjësve në asistencë sociale, pa qenë e nevojshme të aktivizohet procedura e pushimit nga puna. Kjo do t’u jepte punonjësve mundësinë për të mos humbur vendin e punës dhe në të njëjtën kohë, të mund të marrin një pagë minimale të garantuar që mund të dyfishohet me kontributin e biznesit që i shtohet atij të Shtetit. Kjo do t’i jepte mundësinë biznesit të mos humbasë forcën punëtore dhe kapitalin njerëzor;

7- Shtyrja automatikisht e vlefshmerise se çertifikatave, autorizimeve, lejeve te ndyshme qe disponojne bizneset, per te pakten per 2/3 muaj (leje mjedisore, doganore, etj.) pas mbylljes se zyrave publike dhe mos funksionimit me kapacitet te plote te Administrates Publike;

8-Aplikimi i një Udhëzimi mbi masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 në ambjentet e punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0