8 ide biznesi, që mund t’i drejtosh kudo që të jesh - Business Magazine Albania

8 ide biznesi, që mund t’i drejtosh kudo që të jesh


Po shikoni për të filluar një biznes por refuzoni të lidheni pas një zyre? Rezulton se ju mund të filloni një kompani nga komoditeti i shtëpisë tuaj – ose më mirë akoma, nga një plazh i largët ekzotik – për më pak se $ 1,000.

Ju mund të pyesni, si është e mundur kjo? Teknologjia. Maria Dykstra, bashkë-themeluese e TreDigital, një agjensi dixhitale investimesh me bazë në Washington D.C., ka ndërtuar kompaninë e saj rreth teknologjisë dhe i lejon punonjësit e saj të punojnë kudo që janë.

“Shumicën e punës e bëjmë online,” thotë ajo. “Ne përdorim shumë Google Docs. File sharing, video sharing, konferencat, email-et.”

Të jesh komfort me teknologjinë është tepër e rëndësishme për të bërë një biznes dixhital të suksesshëm, si dhe të lini konsumatorët të dinë se ju jeni duke udhëtuar.

Dhe pavarësisht nga ajo që shumica e njerëzve mendojnë, udhëtimi mund të jetë relativisht i lirë. Sipas listës Nomad , një faqe interneti thotë, ju mund të udhëtoni dhe jetoni në disa nga qytetet më të mira për nomadët dixhitalë me kosto relativisht të ulët. Për shembull, Bangkok për $ 1.079 në muaj, Pragë për $ 899 dhe Budapestit për $ 1,010.

Teknologjia ekziston për të bërë punën nga çdo vend i përshtatshëm, kështu që nëse doni jetesën nomade dixhitale dhe nuk keni një shumë të holla për fillimin, këtu janë 8 idetë e biznesit me kosto të ulët që ju mund të filloni nga kudo.

1. Dizajner webi

Për të qenë një dizajner webi, ju duhet vetëm një laptop, një hard drive dhe WiFi. Nuk është sekret se të paturit e një website-i të mirë është një element i rëndësishëm për drejtimin e një kompanie të suksesshme, që do të thotë se të jesh një dizajner web-i është një aftësi me anë të së cilës ju mund të fitoni para nga kudo.

“Faqja juaj e internetit është përshtypja juaj e parë,” thotë Michael White, president dhe pronar i White Media.

Mos u panikoni nëse ju nuk keni të gjitha aftësitë e kërkuara në kodim. White thotë se kreativiteti është më i rëndësishëm. Kodimi dhe njohuritë SEO mund të përfitohen nëpërmjet studimit, të vetë-mësohen apo mentorimit, kështu që nëse ju keni një sy të artit dhe dizajnit, ky biznes është i mundur për ju.

“Kjo industri vjen si rezultat se sa kreativ mund të jetë dikush”, thotë White.

Një kompani web design ka kosto të ulët për fillimin, sipas themeluesit të biznesit Lounge Lizard, Ken Braun, i cili themeloi kompaninë e tij me vetëm 50 $ në muaj, duke blerë një link teksti reklame për të promovuar shërbimet e tij në faqet e tjera të internetit.

“Ky investim 50 $ në muaj kapi klientë në mbarë botën dhe e ktheu Lounge Lizard në një kompani të shkëlqyer brenda 10 muajve”, thotë Braun.

Të dy Lounge Lizard dhe White Media përqëndrohen në dizajnet unik dhe shërbimin ndaj klientit që i dallojnë ata nga kompanitë e tjera. Çelësi për të qëndruar në këtë treg konkurrues është për të gjetur një stil që tregon personalitetin dhe vëmendje-me-hollësi për çdo klient. Dhe të qëndrojnë larg nga template-t e gatshme.

“Fokusohuni në cilësinë e punës. Kjo është e gjitha në lidhje me shërbimin e konsumatorëve dhe dizajnet me porosi, “këshillon White.

2. Kontabilist

Besojeni ose jo , nuk jeni i pari që nuk dëshironi të harxhoni orë të stërgjatura në një zyrë ose në mbledhje. Në qoftë se ju pëlqejnë numrat, por nuk jeni për të veshur një kostum dhe një kollare çdo mëngjes, mendoni për të qenë një kontabilist online. Gjithçka që ju duhet është një laptop, një çertifikatë kontabilisti dhe një telefon.

“Sipërmarrësit nuk duan të jenë të ngarkuar me drejtimin e takimeve për orë të gjata për t’u kujdesur për detyrat e kësaj bote që shkojnë dorë më dorë me drejtimin e një biznesi”, thotë Ian Crosby, bashkëthemelues dhe CEO i Bench, një një kompani kontabilitetit online.

Crosby vëren se të kesh një kompani të suksesshme online, shërbimi ndaj klientit nëpërmjet komunikimit është tepër i rëndësishëm.

“Ajo që ne kemi gjetur është se sipërmarrësit e teknologjisë nuk janë në kërkim të [bisedave në thellësi]”, thotë Crosby. “Ata janë duke kërkuar për komunikim të shpejtë, të përshtatshëm dhe të lezetshëm. Asnjë prej të cilave nuk mund të arrihet në një takim një-orësh në një hapësirë zyre.”

3. Shërbimi ‘Mblesëri’

Ne nuk jemi vetëm duke folur për Tinder ose eHarmony. Një shërbim ‘mblesëri’ mund të jetë çdo formë e teknologjisë që përputh bizneset apo individët me shërbimet që ata kërkojnë. Ky biznes mund të drejtohet nga kudo, për shkak se të gjitha mund të bëhen online.

Bashkëthemeluesi i Zintro  Enrique Levin thotë se mënyra sesi biznesi punon është që konsumatorët do të paraqesin një projekt, dhe pastaj ekspertët do të përgjigjen me një përmbledhje të kualifikimeve të tyre dhe se pse ata do të jenë kandidati më i mirë për punën. Kjo e bën të lehtë për përdoruesit që të punësojnë një ekspert, pa pasur nevojë të shkojnë në shumë vende.

Pjesa më e mirë? Zintro është drejtuar tërësisht online. Levin thotë se shumica e bashkëveprimit të tij me klientët janë me telefon ose email.

4. Suport teknik

Jo të gjithë janë truri i teknologjisë, që do të thotë se kompanitë e mbështetjes teknike janë një mënyrë e madhe për të bërë disa para. Kjo mund të kërkojë kohë të shpenzuar në këtë fushë, duke u treguar  bizneseve apo personave nëpër shtëpi për t’i ndihmuar në çështjet për të cilat kanë probleme, por ju ende mund t’a drejtoni këtë kompani nga kudo.

Daniel Gagnon, president dhe bashkëthemelues i TekHattan Holdings, një kompani që është e specializuar në mbështetjen IT në qytetin e New York, kapitalizoi këtë koncept tre vjet më parë. Gagnon dhe bashkëthemeluesi Alexander Hernandez, janë duke punuar si menaxherë dhe teknikë IT (respektivisht) për CityMD ndërsa merren me mbështejte IT.

Megjithatë, biznesi i tyre u rrit pas referimeve të konsumatorëve, kështu që ata lanë punët e tyre në CityMD dhe lindi TekHattan.

“Unë duhet të merrja vendimin për të lënë punën time me shpresën për të bërë realitet ëndrrën amerikane”, tha Gagnon. “Tashmë është paguar totalisht.”

Ai theksoi se komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit janë dy nga aspektet më të rëndësishme të një kompanie online.

“Nëse një prej klientëve tanë ka një emergjencë IT në dy të mëngjesit në një shtunë, ne duhet të shkojmë dhe të sigurohemi se ata kanë marrë kujdesin e duhur. Dhe ne e bëjmë këtë me krenari, çdo herë.”

5. Shërbimet Editorial

A keni gjetur gabime të bezdisshme shkrimi në email-e? Mendoni se gramatika jo e mirë në një buletin është joprofesionale? Ju nuk jeni i vetmi. Nëse jeni të përgatitur mirë në gramatikë dhe doni të lexoni dhe shkruani, shërbimet editoriale online mund të jenë një alternativë e mirë për ju.

Ka disa mënyra për t’iu qasur këtij biznesi – ju mund të krijoni softëare që auto redaktojnë përmbajtjen, ju mund të redaktoni përmbajtjen vetë ose ju mund të bëni si Wordy, një shërbim editorial online, vepron si një ndërmjetës për ata që kanë nevojë për përmbajtje të redaktuara dhe mund të punësoni redaktorë të pavarur.

6. Marketing Dixhital dhe PR

Nqse ke njohuri në marketing dhe publicitet, konsideroni ti ndermerrni keto aftësi online.

Ndërsa TreDigital e ka selinë e saj në Seattle, CEO Dykstra shpesh drejton kompaninë e saj nga Rusia, ku kishte familjen. Ajo gjithashtu ka anëtarët e ekipit në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

“Por ne veprojmë si një ekip,” thotë ajo.

Dykstra vëren se në fakt mund të jeni më produktiv gjatë udhëtimit, si e përjeton dhe ajo, për shkak të mungesës së takimeve lokale që ndërpresin fokusin e saj më të madh në rritjen e biznesit.

Një gjë tjetër që të jesh i vetëdijshëm si nomad dixhital është rëndësia e mbajtjes së marrëdhënie të forta me klientët, thotë Andrea Holland, shef ekzekutiv dhe themelues i DialedPR, një konsulencë PR fokusuar në startup-et B2C.

“Është shumë e rëndësishme për t’u siguruar që klienti juaj ndihet i sigurt në faktin se ju nuk jeni fizikisht atje,” thekson ajo: “Sigurohuni që ju mbi komunikoni ndërsa udhëtoni.”

7. Ekspert udhëtimi

Nëse ju do të jeni duke udhëtuar, pse nuk ndihmoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë për të përfituar?

Mattheë Kepnes ka përqafuar këtë ide, duke filluar Nomadic Mat, një ëebsite të udhëtimit që shfaq kronikat e udhëtimeve të  tij të gjerë duke ofruar informata të dobishme të udhëtimit të tilla si strehim të lirë, informacion për ata që udhëtojnë vetëm dhe ata çift dhe libra udhëzues të udhëtimit (shkruar nga Kepnes) – dhe më shumë.

Kepnes shkruan informacion të dobishëm (dhe pa pagesë) në ditarin e tij të udhëtimit dhe gazetat dhe e monedhizon punën e tij përmes shitjes së librave, duke ofruar klasa online për Blogging dhe fotografi dhe përmes partneritetit me bizneset në lidhje me udhëtimin ajror dhe akomodimin.

Megjithatë, për të krijuar një biznes që kërkon shumë  udhëtime në vende ekzotike, “ju duhet të jeni shumë të disiplinuar”, thotë Kepnes. Kjo nuk është piknik gjithë kohës.

“Mënyra më e mirë për të udhëtuar dhe për të qenë një sipërmarrës është të krijoni një plan të fortë,” këshillon ai.

Kepnes, i cili ka qenë në mbi 80 vende dhe territore, thotë se ai ka ndihmuar 16 milionë njerëz me planet e udhëtimit përmes faqes së tij duke punuar nga distanca dhe e ndërtoi biznesin e tij me anë të disiplinës.

8. Kurator kontenti

Për kompanitë që kanë nevojë për të shkruar gazeta, për të hartuar email-e, përmbajtje të përgjithshme për një faqe interneti  ju mund të siguroni këtë material që nga një vend i mrekullueshëm jashtë vendit.

Vernon Foster II, CEO dhe themelues i Pod Parrott, një kompani prodhimi podcast, kishte shpresë se ai do ta bëntë atë në biznesin podcast. Foster u përpoq duke u marrë vetë me podcast, por pasi një nga shfaqjet e tij zgjati vetëm dy muaj, ai vendosi se do të jetë më i suksesshëm për të punuar si i pavarur me  aftësitë e tij podcast.

Shërbimet Pod Parrott përfshijnë stërvitje, pajisje organizimi, konsultime sponsorizimi dhe më shumë, dhe Foster ishte në gjendje të ofrojë këto shërbime për klientët në mbarë botën, ndërsa jetonte në Antigua, Guatemala dhe duke shëtitur nëpër Kosta Rika.

Ai pranon se ka pasur sfida. “Diçka e thjeshtë si të paturit një lidhje të fortë të internetit bëhet më e rëndësishme se ushqimi.” Gjithashtu, ndryshimi i zonave orare mund të ndërhyjë kur je duke u përpjekur për t’u lidhur me klientët.

Në fund të fundit Foster thotë se çelësi i suksesit është të krijoni një biznes që i përshtatet stilit të jetës tuaj.

Por kjo nuk është vetëm të duash të kesh stilin e jetës të nomadit dixhital që do të çojë në sukses, paralajmëron Julie Ewald, CEO për Impressa Solutions.

“Nomadët dixhitalë duhet të jenë të motivuar, të kenë provuar se mund të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të jenë gatshëm për të mësuar.”

 

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0