8 gjërat që duhet të bëni nëse qëndroni para kompjuterit çdo ditë

8 gjërat që duhet të bëni nëse qëndroni para kompjuterit çdo ditë


Për të shmangur dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe një mori çështjesh të tjera, përpiquni të bëni këto tetë ndryshime të lehta në rutinën tuaj.

Mbani kontakt të mirë kompjuter –sy: Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.

Qëndroni të hidratuar: Pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.

Vendosni alarm: Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.

Shmangni ashensorin: përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarët e dhimbjes së kokës.

Shlodhni sytë: Mbajtja e syve për një kohë të gjatë në ekranin e kompjuterit mund t’ju sjellë probleme me shikimin ose dobësim të tij. Përpiquni që disa herë gjatë ditës të fokusoni vështrimin jashtë dritares.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20-­20-­20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.

/Shape.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0