8 fakte interesante rreth Google

8 fakte interesante rreth Google


Të gjithë e njohim Google, është kompania e cila dominon tregun e internetit, sistemit operativ të telefonave të mençur si dhe tregun e videove online.

Por ka edhe shumë gjëra që nuk i dini për Google.

1. Duhet të falenderojmë Jennifer-Lopez për Google Images.

Presidenti i Google, Eric Schmidt shpjegon se si Google Images lindi frymëzuar nga fustani i gjelbër i J-Lo në Grammys në vitin 2000. Ky fustan ishte tema më e kërkuar në internet gjatë asaj kohe dhe njerëzit nuk ishin të interesuar për shkrimet aq sa ishin të interesuar për të parë imazhet. Google e mbajti shënim këtë fakt dhe krijoi Google Images ku ju mund të kërkoni imazhe të ndryshme.

2. Google për pak sa nuk zgjodhi një emër tjetër.

Kur Larry Page dhe Sergey Brin filluan të punonin në makinën e parë kërkuese në Universitetin e Stanfordit në mesin e viteve 90, ky projekt kishte emrin BackRub. Por fatmirësisht dyshja kuptoi se ky emër nuk ishte i përshtatshëm dhe e ndërruan emrin në Google që është një gabim drejtshkrimor i Googol, term ky matematikor për 10 në fuqinë e 100.

3. Google ka në pronësi googlesucks.org (Google ta shpif).

Nuk është e lehtë të jesh kompania më e madhe në internet. Shumë njerëz dhe kompani shfrytëzojnë emrin tuaj për të përfituar apo për të prishur imazhin e kompanisë. Për të shmangur këtë, Google ka blerë shumë domain të cilët lidhen me emrin e kësaj kompanie si: Googlesex.com, Googlepoo.com, Googleporn.com, Googlereligion.com dhe Googlesucks.com.

 

4. Google ka në pronësi një dinosaur T-Rex.

Para zyrave të Google përveç statujave të Android shihet edhe një dinozaur T-Rex i quajtur Stan. Ky dinosaur është moduluar në mbetjet fosile të këtij gjiganti të lashtë të cilat janë gjetur afër zyrave të Google.

5. Google mund të ishte shitur për 1 milionë USD.

Në fundin e viteve 90, Google u ishte ofruar Yahoo dhe Excite për ta blerë atë. Shuma që ishte kërkuar për Google ishte 1 milionë USD, por kjo shumë u ishte dukur e lartë drejtuesve të Yahoo dhe Excite të cilët e kishin refuzuar ofertën. Sot vlera e Google kalon 500 miliardë USD.

6. Google adhuron qentë para maceve.

Në pikën 5 të rregullores së Google shkruan se kafshët shtëpiake janë pjesë integrale e kulturës në këtë korporatë. Ne i duam macet, por ne jemi kompani qensh, prandaj mendojmë se macet që vizitojnë ambientet tona mund të ndihen të stresuara.

 

7. Google mbanë dhi në oborrin e tij.

Në vitin 2009, Google ble 200 dhi të llojit Flymo për të prerë barin i cili ishte rritur në oborrin e kësaj kompanie.

8. Themeluesi i Apple, Steve Jobs, ndihmoi Google për të rregulluar njëherë logon.

Vic Gundotra nga Google tregon se si njëherë kishte marr një telefonatë nga Steve Jobs një të diele në mëngjes. Jobs nuk ishte i knaqur me nuancën e verdhe në shkronjën e dytë “O” në logon e Google, nuk i pëlqente se si shfaqej në pajisjet iPhone. Bashkë themeluesi i Apple tashmë kishte angazhuar një inxhinier nga Apple për të ndihmuar Google për të rregulluar nuancat e ngjyrës në këtë logo.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0