75 milion euro humbje në turizëm për tremujorin e tretë të 2020 - Business Magazine Albania

75 milion euro humbje në turizëm për tremujorin e tretë të 2020

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), kontributi i turizmit në PBB-ën botërore ka qenë 10.3%.

Në shtator WTTC, parashikoi si skenarin më të keq të mundshëm për ecurinë e turizmit si në vijim:

  • ulje me 70% të udhëtimeve ndërkombëtare;
  • ulje me 64% të udhëtimeve brenda vendit;
  • rënie të vendeve të punës në sektorin e turizmit me 197.5 milionë;
  • një rënie të efektit që ky sektor ka në PBB-ë me 5543 bilion dollarë

Po si është situata e turizmit në Shqipëri në tremujorin e dytë të 2020?

Grafiku 1. Numri i vizitorëve rezident dhe jo-rezident, tremujore (2019-2020)

Burimi: INSTAT, 2020

Më sipër jepen statistikat në lidhje me numrin e vizitorëve në Shqipëri për vitin 2019-2020 të ndarë në tremujore. Për shkak edhe të kufizimeve në lëvizje, ka një ulje të ndjeshme të vizitorëve jo-rezident për 3 mujorin e parë dhe të dytë të 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Por nëse do të krahasojmë tremujorin e tretë të 2020 me tremujorin e tretë të 2019 rënia e numrit të turistëve është rreth 43.3%.

Pavarësisht masave të marra për të nxitur shqiptarët për të pushuar në Shqipëri, përsëri impakti nuk ka qenë i lartë. Dhe kjo e ka një shpjegim, pasi gjendur përballë një të ardhme të pasigurt në lidhje me vendet e punës, apo edhe kufizimet për lëvizje kjo i nxitë individët që të kursejnë më shumë dhe të shpenzojnë vetëm për të mirat e nevojshme duke hequr pjesërisht edhe dorë nga pushimet. Por përveç se e parë në aspektin ekonomik, frika e infektimit dhe pasiguria e grumbullimeve i nxisin njerëzit që të minimizojnë lëvizjet dhe për pasojë edhe shpenzimet.

Grafiku 2. Numri i netëve të qëndrimit T3.2019-T3.2020

 

Burimi: INSTAT, 2020

Nëse do të krahasojmë numrin total të turistëve që kanë qëndrua në secilin nga tremujoret e 2019 dhe 2020, kemi një rënie me 44.9% të numrit të netëve të qëndrimit.

Sipas studimit të INSTAT të vitit 2018 “Turizmi në Shifra”[1] , një turist në Shqipëri shpenzon në një ditë 63 euro mesatarisht.

Numri i netëve të qëndrimit nga tremujori i dytë i 2020 në tremujorin e dytë të 2019 ka rënë më 892,318 netë qëndrimi. Numri i turistëve për të njëjtën periudhë kohore ka rënë me 283,851 individë. Ku një shtetas  i huaj ose jo shpenzon mesatarisht  4.2 ditë qëndrimi në Shqipëri.

Përkthyer në të ardhura për turizmin, mesatarisht në tremujorin e tretë të 2020 krahasuar me tremujorin e trete të 2020 ky sektor ka humbur 75 milion euro. Gjendur përballë një humbje të tillë, ku theksoj që ky ka qenë edhe sektori më i goditur dhe sektori i cili nuk ka marrë mbështetje.

A duhet të kërkohet një lehtësirë fiskale për këtë sektori, ose shtyrje në kohë të detyrimeve tatimore?

Pyetja është nga cili buxhet do i nxjerrin këto paketa në mbështetje të turizmit?

Sot miratohet edhe buxheti i 2021, që disa e quajnë “buxheti  optimist” disa të tjerë “buxheti elektoral” ose “buxheti i rindërtimit” por e sigurt që nuk është buxheti që u vjen në ndihmë bizneseve përballë humbjeve nga pandemia.

[1] http://instat.gov.al/media/4169/turizmi-ne-shifra-2018.pdf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0