72 raste me COVID-19 dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

72 raste me COVID-19 dhe dy viktima gjatë 24 orëve të fundit

koronavirus

72 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2785. Një 54-vjeçar nga Tirana dhe një 70-vjeçar nga Shkodra kanë humbur jetën në spitalin infektiv.

Në 24 orët e fundit janë testuar 374 persona dhe janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Të infektuarit e rinj janë 19 në Tiranë,  9 raste në Krujë, 8 në Shkodër, Durrës dhe Pukë; 4 raste në Sarandë dhe në Vlorë; 3 raste në Fier dhe Lushnje; 2 raste në Lezhë; dhe 1 rast në Korçë, Elbasan, Has dhe Kavajë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 77 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 15 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 38 persona, duke e çuar totalin në 1384 të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht ka 963 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0