7 zakonet e fuqishme që përcaktojnë lidershipin ekselent - Business Magazine Albania

7 zakonet e fuqishme që përcaktojnë lidershipin ekselent


Pavarësisht kësaj ka disa zakone të cilat janë të përbashkëta për të gjithë liderat e kësaj klase. Mësojini, praktikojini dhe adaptojini ato në jetën tuaj në mënyrë që edhe ju t’i bashkoheni elitës së më të mirëve prej tyre.

1. Vendosmëria

Kur koha nuk është aleat i tyre, të gjithë liderat duhet të marrin vendime të vështira, të cilat janë në interesin më të lartë të të gjithë organizatës. Këto lloj vendimesh kërkojnë vendosmëri, autoritet dhe përmbyllje që nuk do të kënaqë domosdoshmërisht këdo. Liderat e vërtetë nuk hezitojnë nëpër situata të tilla. Ata e dinë se kur nuk duhet të marrin vendime që janë në interes të vetëm një pale dhe në vend të kësaj nxisin një vendimmarrje bashkëpunuese.

2. Përgjegjshmëria

Liderat e mëdhenj ngarkojnë mbi kurriz përgjegjësi për performancën e të gjithëve, përfshirë të vetes së tyre. Ata ndjekin të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje jo të zakonshme, kontrollojnë punonjësit dhe monitorojnë efektivitetin e punës së tyre. Kur gjërat ndjekin rrjedhën e duhur, ata lëvdojnë. Kur shfaqen probleme, ata i identifikojnë ata shpejt, kërkojnë zgjidhjet dhe e sjellin sërish situatën brenda “binarëve”.

3. Vetëbesimi

Liderat më të mirë kanë një dozë të lartë vetëbesimi…dhe ky vetëbesim është infektues! Punonjësit janë rëndom të tërhequr prej tyre; ata kërkojnë këshillat e tyre dhe ndihen se kanë më shumë besim te vetja. Kur sfidohen, liderat e mëdhenj nuk dorëzohen lehtë, sepse i njohin idetë e tyre, opinionet, dhe strategjitë që përpunojnë ata janë të “qëndisura” më së miri si rezultat i punës së tyre të palodhshme.

4. Optimizmi

Mendjet e kalitura të liderave të mëdhenj janë burim i pashtershëm i pozitivizmit në organizatë. Ata komunikojnë lehtësisht me të tjerët, janë thelbësisht ndihmues, dhe janë të preokupuar për mirëqënien e të tjerëve në mënyrë naive. Në çdo kohë e kanë një zgjidhje në dorë: dinë gjithmonë çfarë të thonë për të të dhënë siguri dhe për të të frymëzuar.

5. Empatia

Liderat e jashtëzakonshëm lavdërojnë në publik dhe adresojnë problemet privatisht. Më të mirët shërbejnë si guidë drejt sfidave për punonjësit e tyre, gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve për të ‘ushqyer’ suksesin afatgjatë të organizatës. Në vend që t’i marrin gjërat personale kur lind ndonjë problem ose t’ia adresojnë fajin ndokujt, liderat kërkojnë zgjidhje konstruktive dhe fokusohen të ecin përpara.

6. Ndershmëria

Ata janë ekstremisht etikë dhe besojnë se ndershmëria, përpjekjet dhe besueshmëria formojnë bazat e suksesit organizativ. I përqafojnë kaq fort këto vlera saqë as për një moment të vetëm, askush nuk e vë në diskutim integritetin e tyre. Ata janë transparentë, shpërndajnë informacione pa komplekse dhe shmangin kontrollin e ashpër.

7. Frymëzues

Liderat e mëdhenj frymëzojnë njerëzit e tyre duke u ‘pikturuar’ vizionin e një të ardhmeje të mrekullueshme, dhe me këtë sjellje ata motivojnë gjithkënd të japin më të mirën e mundshme prej tyre. Ata sfidojnë njerëzit e tyre duke vendosur standarde dhe pritshmëri të larta por të arritshme. Më pas u sigurojnë atyre mjetet, trainimet, këshillimin, mbështetjen dhe lirinë e veprimit që të ndjekin synimet e tyre për t’u bërë punonjësit më të mirë që mund të bëhen ndonjëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0