7 mënyra praktike për të rritur përqëndrimin përpara punës - Business Magazine Albania

7 mënyra praktike për të rritur përqëndrimin përpara punës


Për fatin tonë, janë disa gjëra të thjeshta që ne mund të bëjmë çdo ditë për të përmirësuar përqëndrimin e trurit, performancën e trurit dhe mendjes dhe të rrisë kualitetin e jetës. Ja ku janë shtatë ide për të provuar çdo mëngjes përpara se të shkoni në punë:

1. Lexo një libër

Një nga mënyrat më të mira për të stimuluar trurin është duke lexuar – një kapitull të një libri, një gazetë, një artikull online. Duke pasuruar trurin me informacion të ri është shumë e rendësishme për shëndetin fizik dhe të mendjes e cila rekomandohet nga neurologët. Të lexosh pak në mëngjes do të ndihmojë për t’u qetësuar dhe të rivendosësh prioritetet për ditën që do të vijë, për t’u fokusuar në diçka tjetër në vend të vështirësive të ditës. Për të njëjtën arsye, të lexuarit një libër ose gazetë të bën t’a shofësh rutinën në një këndvështrim tjetër.

2. Bëj pak stërvitje

Është një fakt i ditur që stërvitja luan një rol të rëndësishëm për të na mbajtur të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht. Duke bërë një stërvitje të shpejtë përpara punës është gjithashtu një mënyrë e mirë për të stimuluar trurin. Stërvitja alternon kiminë e trurit dhe ka të njëjtin efekt të antidepresantëve. Më e rëndësishmja është se stërvitja të ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru, që na ndihmojnë të punojmë në një kapacitet më të lartë.

3. Medito

Kërkimet tregojnë se meditimi mund të ndihmojë të rrit vëmendjen, përqëndrimin dhe të ulë ankthin dhe depresionin dhe të na përmisojë psikologjikisht. Studimet kanë gjetur që “amygdala” – ajo pjesë e trurit që është burimi i frikës dhe ankthit – ulet kur medition. Njerëzit që meditojnë mund të kujtojnë gjërat më shpejt dhe të gjejnë informacionin e kërkuar më shpejt dhe në mënyrë efektive.

4. Dëgjo muzikë klasike

Muzika e qetë dhe paqësore e Mozart-it dhe Beethoven-it është konsideruar të jetë i dobishëm për trurin dhe produktivitetin në përgjithësi. Një studim i famshëm i quajtur ‘efekti Mozart’, duke dëgjuar muzikë klasike mund të rris aftësinë e një personi për të menduar në afatgjatë dhe në mënyrë abstrakte. Të dëgjuarit e muzikës klasike në mëngjes duke u veshur ose gjatë stërvitjes përmirëson të folurin rrjedhshëm, fokusimin dhe përqëndrimin në përgjithësi.

5. Luaj një lojë të shpejtë logjike

Duke u munduar në mënyrë konstante për t’i mësuar vetes diçka të re dhe të zbulosh dituri të re, rrit shëndetin e trurit dhe krijon lidhje të reja neutrale. Detyrat që nuk janë vetëm sfiduese por dhe me variacone, si Sudoku ose lojëra memorieje, mund të rrisë fuqinë e trurit dhe të ndihmojë të ndërtosh aftësi të tjera të të menduarit. Është e rëndësishme të bësh aktivitete që përmisojnë trurin në mënyrë konstante duke rritur nivelin e kompleksitetit dhe të provosh lojëra të reja që përdorin pjesë të ndryshme të trurit. Të gjitha këto teknika mund të bëhen në vetëm disa minuta përditë, me teste të ndryshme në ditë të ndryshme.

6. Bëj një listë mirënjohjeje

Mund të duket e papranueshme, por është shkencërisht e kanë provuar që kur i jep rëndësi gjërave në jetën tënde që i je mirënjohës, truri punon më mirë. Studimet mbi imazhet e trurit kanë shfaqur që të praktikosh mirënjohje të ndihmon vërtet të kesh një tru që është mirënjohës. Për ta bërë këtë, shkruaj pesë gjërat që je mirënjohes përditë, do të ndihmojë të ndjesh një ndryshim pozitiv në nivelin e lumturisë në vetëm tre javë. Njerëzit që shprehin mirënjohje rregullisht janë më të shëndetshëm, më optimist, bëjnë progres më shpejtë kundrejt qëllimeve të tyre, kanë një sens me të madh për mirëqënien dhe ndihmojnë më shumë të tjerët.

7. Bëj një gjumë të mirë

Gjumi është provuar në shumë studime për ndihmën që jep në aftësinë e kujtesës. Kjo ndikon në mënyrë direkte për aftësinë e kontrollit të sjelljes dhe të mësuarit. Mungesa e gjumit do të rezultojë në një performancë të trurit pothuajse të njëjtë me atë e të qënurit i dehur. Mënyra më e mirë për të përgatitur trupin për një perfomancë të mirë në punë ditën e ardhshme është të mos ndryshoni regjimin e gjumit as në fundjavë dhe të praktikosh një ritual relaksi në kohën e gjumit, për shembull të lexosh nje liber. Sigurohu që dhoma është e errët dhe e freskët, në një temperaturë rreth 19-20 gradë.

Burimi: brightside.me

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0