Për asnjë organizatë nuk është më praktike të matё produktivitetin thjesht me shifra ose ta mbajë këdo në kompani me të njëjtin standard. Financat e sjelljes dhe të psikologjisë na tregojnë se njerëzit reagojnë ndryshe ndaj situatave dhe kanë përqasje të ndryshme për t’i bërë gjërat.
Ndaj që është e rëndësishme të kuptosh nevojat e individëve për të promovuar produktivitetin. Nëse përdorni një qasje të vetme, po bëni gabim. Duke e përshtatur përqasjen tuaj e bën më të thjeshtë për këdo që të jetë i lumtur ndërsa arrijnë objektivat.
Bizneset zakonisht kanë qenë të varur në treguesit e performancës pёr matjen e outputit dhe efiçiencës. Prandaj, fokusimi te psikologjia mund të jetë një përshtatje e vështirë, duke e lënë shumë nё dorёn e shansit. Kёto kёshilla ju ndihmojnё qё punonjёsit tё jenё gjithashtu tё lumtur, pёrveç arritjes sё objektivave:
1. Kini parasysh përbërjen e punonjësve
Mësoni diferencat mes grupeve të ndryshme të moshave dhe grupeve të tjera brenda organizatës suaj. Milenialët janë tashmë pjesa më e madhe e qё pёrbёjnё njё vend pune, duke ua kaluar gjeneratave të tjera. Prandaj ka rëndësi mjedisi i duhur i punës.
Për shembull, milenialët konsiderohen ata të cilët janë lindur në epokën dixhitale dhe janë shumë të përditësuar me përdorimin e mjeteve dhe platformave që kanë si bazë teknologjinë për të kryer detyrat. Kjo do të thotë se ata janë më pak të lidhur me zyrat dhe emailet, në favor të vendeve të punës të largëta dhe mesazhimit në çast.
2. Fokusohuni në arritjet në vend të detyrave
Arritjet kanë më rëndësi më shumë ndaj punonjësve tuaj se sa thjesht mbarimi i detyrave të përditshme. Kjo duhet të ketë rëndësi edhe për ju gjithashtu.
Një studim i vitit 2013 zbuloi se 83 pёr qind e të anketuarve mendonin se njohja për kontributet e tyre ndaj kompanisë ishte një shpërblim më përmbushës se sa çfarëdolloj dhurate tjetër. Mendoni se vetëm t’i paguani punonjësit është e mjaftueshme? Patjetër se kjo ndihmon, por 70 për qind e të pyeturve thansë se njohja më e madhe nuk ka vlerë monetare.
Kompletimi i detyrave është i thjeshtë për t’u matur, veçanërisht nëse outputet janë konkrete dhe të matshme. Arritjet kërkojnë në mjet tjetër matjeje gjithsesi, sidomos kur marrim në konsideratë personin që kemi përballë dhe subjektivitetin e performancës dhe të arritjeve. Mbase mënyra më e mirë për të matur arritjet është duke matur se si punonjësit po bëjnë progres në termat e arritjes së objektivave të përgjithshme të organizatës.
3. Jepni feedback në kohë reale
Në lidhje me arritjet, matjet e performancës dhe të menaxhimit bëhen më transparente dhe objektive kur vlerësime të tilla ndodhin në kohë reale. GamEffective është një platformë për caktimin e rregullave të “lojës” në një ndërmarrje, e cila promovon fitimet nga performanca nëpërmjet një mjedisi në një strukturë të pasur narrative dhe një mekanizëm feedbacku aktiv, të gjitha të rreshtuara përkrah qëllimeve dhe objektivave të organizatës dhe individit. Synimi i kësaj metode është jo aq për të “luajtur”, se sa për të inkorporuar mekanikën e lojës në vendin e punës në mënyrë që të udhëheqë angazhimin. Ideja është se nëse mundësohet një mekanizëm për matjen objektive të arritjeve mund të pajisë punonjësit me motivim, në vend që vetëm t’i fokusojë ata në mbarimin e detyrave të zakonshme.
4. Bëjeni punën të ketë kuptim
Kompensimi monetar nuk është më motivimi primar ndërmjet punonjësve sot. Nevoja njerëzore për mbijetesë dhe për posedime materiale është tejkaluar nga dëshira për të bërë një ndryshim në botë. Edhe bonuset në vendin e punës nuk janë më aq të rëndësihme sa sensi i arritjes. Kjo do të thotë se duhet të nxisni sensin e misionit, në mënyrë që të motivoni skuadrën tuaj dhe ta mbani të angazhuar.
“Trendet Globale të Kapitalit Njerëzor 2016” të shtypit të Universitetit Deloitte ka përcaktuar se puna domethënëse është një motivuese më e madhe e angazhimit dhe produktivitetit, veçanërisht duke marrë në konsideratë diversitetin në ambjentin e punës. Punonjësit e sotëm i kushtojnë një rëndësi më të madhe fleksibilitetit, kreativitetit dhe qëllimit të punës,” thuhet në të.
“Kërkimet e tregojnë në mënyrë të qartë se kur punonjësit ndihen të fuqizuar dhe kanë një sens të zotërimit të punës së tyre, sensi i angazhimit është dukshëm më i lartë.”
Sipas studimit të Deloitte, përfitimet në vendin e punës si ushqimi falas dhe lojërat e ping-pongut janë të lezeçme, por biznesi duhet të shkojë përtej këtyre përfitimeve. “Kompanitë të cilat kanë sukses në pasjen e punonjësve me angazhim të lartë fokusohen qëllimisht në nxitjen e kuptimit, qëllimit dhe pasionit midis punonjësve.”
5. Nxisni llojin e duhur të angazhimit
Angazhimi i punonjësve është kritik për produktivitetin. Kërkimi Dale Carnegie tregon se angazhimi ka rëndësi, sidomos “angazhimi emocional dhe funksional që një punonjës ka në organizatën e tij/saj.” Kompanitë me punonjës të angazhuar ua kalojnë në performancë atyre pa angazhim me 202 përqind. Rezultat i këndshëm. Duke marrë në konsideratë se 71 për qind e punonjësve nuk është e angazhuar plotësisht, dhe 11 miliardë $ në vit shkatohen humbje për shkak të normës së lartë të qarkullimit të punonjësve, bizneset të cilat nuk fokusohen te angazhimi po i shkaktojnë dëm vetes.
Për çdo organizatë, llojii më i mirë i angazhimit përfshin inkurajimin e një kulture të komunikimit të hapur, e cila promovon idenë se punonjësit mund të kenë një influencë domethënëse në vizionin dhe drejtimin e kompanisë me inputet e tyre. Pa qenë nevoja të thuhet, duhet të siguroheni që të keni një vizion të qartë për biznesin tuaj, dhe që të gjithë punonjësit ta mbajnë në fokus atë vizion, kështuqë ata mund të kontribuojnë në mënyrë pozitive.
6. Jini fleksibël
Puna në distancë dhe ambjentet e përbashkëta të punës po dalin si mjete efektive për përmirësimin e produktivitetit ndërsa në të njëjtën kohë reduktojnë koston e drejtimit të një infrastrukture të zyrës.
Studimet tregojnë se punonjësit të cilët punojnë nga shtëpia janë në fakt më produktivë se ata që punojnë në zyrë. Por sa më shumë produktivë? 13 për qind më shumë.
Me mbizotërimin e shërbimeve të bazuara në “cloud”, punonjësit mund të aksesojnë informacionin dhe mjetet për të cilat kanë nevojë nga çdo vend me nje lidhje të fortë interneti, edhe nga pajisjet telefonike. Kjo do të thotë se ju mund ta zgjeroni forcën e punonjësve përtej kufijve ose vendndodhjes fizike.
7. Inkurajoni pushimet
Ashtu si puna nga shtëpia, marrja e pushimit është e nevojshme për një produktivitet më të lartë. Studimet tregojnë se “formula perfekte” është të punosh për 52 minuta dhe të pushosh për 17 minuta. Ngrihuni, lëvizni ose bëni një detyrë tjetër për disa minuta derisa të rifitoni përqëndrimin dhe të vini në punën tjetëre mёparshme të rifreskuar.
Kur punonjësit ndihen të përfshirë dhe të vlerësuar, ata kanë më shumë tendencën për të bërë më shumë përpjekje në punën e tyre. Kur çdokush është më produktiv dhe investon më shumë në kompani, ata do të kërkojnë jo vetëm çekun e pagës. Produktiviteti më i mirë përkthehet në përfitime më të larta, por edhe kapital marke, sens më të mirë të vullnetit dhe një ambjent të përgjithshëm pozitiv në punë.
/Shkruar nga Adam Toren dhe publikuar nga Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.