7 Gjëra që duhet të bëjë çdo shkollë për të përgatitur Revolucionin e Katërt Industrial

7 Gjëra që duhet të bëjë çdo shkollë për të përgatitur Revolucionin e Katërt Industrial


Drejtuesit e kompanive nuk janë të vetmit, të cilët duhet të ndihmojnë në revolucionin e katërt industrial. Mësuesit, shkollat, nënpunësit e qeverisë dhe prindërit duhet ta rivlerësojnë edukimin dhe se si të përgatisin gjeneratat e reja për të përfituar nga mundësitë dhe si të përballen me sfidat që sjellin ndryshimet teknologjike.

Këto janë disa nga ndryshimet që po ndodhin për shkak të Revolucionit të Katërt Industrial dhe 7 gjërat që çdo shkollë duhet të bëjë për të qenë të përgatitur për këtë revolucion.

Revolucioni i katërt industrial do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ne lidhemi me njëri-tjetrin, si jetojmë, punojmë dhe edukojmë fëmijët tanë. Këto veprimtari janë të mundësuara nga teknologjitë inteligjente, përfshirë inteligjencën artificiale, big data, realitetin e shtuar, blockchain, Internetin e Gjërave dhe automatizimin. Këto teknologji po ndikojnë në të gjitha industritë në mbarë botën me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Që fëmijët tanë të jenë në gjendje të angazhohen në një botë të tillë krah makinerive inteligjente, ata duhet të edukohen ndryshe nga e kaluara.

Artikulli u publikua më parë në faqen 56  të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

7 Gjëra që shkolla duhet të bëjë për të qenë të përgatitur për Revolucionin e Katërt Industrial:

  1. Ripërcaktimi i qëllimit të edukimit

Gjatë viteve, qëllimi i edukimit ka evoluar bazuar në nevojat e shoqërisë. Momentalisht, edukimi shërben për të përgatitur të rinjtë për të kryer detyrat e një pune apo për të mësuar disiplinën sesi duhet bërë diçka. Ndërsa shkojmë më afër të ardhmes, edukimi do të ketë nevojë të mbështesë fëmijët për të zhvilluar aftësitë dhe mendësinë për të bërë “çdo gjë” që sjell e ardhmja, jo vetëm “diçka”.

  1. Përmirësimi i sistemit të edukimit: STIM (shkencë, teknologji, inxhineri, matematikë)

Edukimi STIM duhet të përmirësohet pavarësisht të ardhurave, moshës apo gjinisë. Nuk ka dyshim se çdo punonjësi në të ardhmen i duhen aftësi teknike dhe përmirësimi i sistemit STIM është i nevojshëm. Ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë studentët të kuptojnë vlerat që do të na ndihmojnë të mësojmë të përdorim këtë teknologji të re në mënyrë etike dhe morale. Sipas Future of Jobs Report 2018 nga Forumi Botëror Ekonomik, ekzekutivët dëshirojnë punonjës me mendim kritik dhe aftësi bashkëpunuese më shumë se ata me aftësi teknike.

  1. Zhvillimi i potencialit njerëzor

Edhe pse makineritë po specializohen në shumë detyra që mund të bëhen dhe nga qeniet njerëzore, njerëzit janë më të aftë në pjesën kreative, imagjinatën, mendimin kritik, ndërveprimin social dhe shkathtësinë fizike. Sistemi arsimor i së ardhmes duhet të zhvillojë këto aftësi të trashëguara te njerëzit, në mënyrë që ata të bashkëpunojnë ngushtë me makineritë e së ardhmes, në vend që të konkurrojnë me to.

  1. Adaptimi i modeleve afatgjata të mësimdhënies

“Analfabetët e shekullit të 21 nuk do të jenë ata që nuk mund të lexojnë dhe të shkruajnë, por ata që nuk mund të mësojnë, të harrojnë dhe të rimësojnë”.  Jo vetëm që makineritë do të zënë shumë vende pune që njerëzit bëjnë sot, por 85% e punëve deri në vitin 2030 nuk do të ekzistojnë. Edukimi nuk mund të përfundojë pas largimit nga shkolla apo universiteti. Edukimi duhet të bëhet një përpjekje gjatë gjithë jetës dhe burimet për edukim kanë nevojë të evoluojnë për të siguruar këto mundësi. Atributet si kreativiteti, kurioziteti dhe mendimi kritik do të jenë tepër të rëndësishme për forcën punëtore të së ardhmes.

  1. Alternimi me trajnime

Mësuesit jo vetëm duhet të bëjnë detyrën e tyre duke i ndihmuar studentët të memorizojnë atë që mësojnë, por të bëhen guida për të lehtësuar mësimnxënien. Dështimi duhet përqafuar si një hap kryesor për të mësuarit. Gjithashtu, mësimi duhet të jetë më i personalizuar dhe do të jetë i mbështetur nga teknologjitë e reja si Inteligjenca Artificiale.

  1. Ndërgjegjësimi ndërkombëtar

Në një botë dixhitale, punonjësit duhet të kenë një mendësi globale. Shkollat dhe edukatorët duhet të adaptojnë këtë risi. Për shembull, historia nuk duhet mësuar vetëm nga prespektiva e një vendi, por me shembuj nga e gjithë bota dhe në vend që të mësohen të njëjat gjuhë të huaja, shkolla duhet të shikojë interesat ndërkombëtare dhe gjuhët më të kërkuara për tregjet në zhvillim.

  1. Ndryshimi i arsimit të lartë

Ndryshimet nevojiten kryesisht në arsimin e lartë që përgatit studentët për Revolucionin e Katërt Industrial. Gjatë këtij revolucioni, kualifikimi në universitete do të bëhet më i shkurtër dhe më i fokusuar dhe universitetet do të mundësojnë një edukim më afatgjatë me kualifikime pasdiplomimit. Është thelbësore që farat për këtë lloj mësimnxënie të vendosen që herët në shkolla duke u krijuar studentëve mundësi për të mësuar tema përtej kurrikulave dhe ta dashurojnë mësimin.

Artikulli u publikua më parë në faqen 56  të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur.”
— Denzel Uashington
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0