67 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2114. Një 34-vjeçare nga Librazhdi ndërroi jetë mëngjesin e 24 qershorit. Ajo prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv, pasi vuante nga diabeti.
Marjeta Dervishi, nga ISHP, njoftoi se 82 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 14 prej tyre janë në terapi intensive, një është i intubuar. Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.
Të infektuarit e rinj janë 18 në Krujë, 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë,nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.
Lexoni: 25 vjet nga miratimi i ilaçit që revolucionarizoi luftën kundër AIDS
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 25 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2114 të infektuar,
– 47 viktima;
– 1217 të shëruar,
– 850 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.