65 mijë vende pune sezonale në Greqi/ Të favorizuar shqiptarët - Business Magazine Albania

65 mijë vende pune sezonale në Greqi/ Të favorizuar shqiptarët

Greqa ka publikuar sot në fletoren zyrtare kuotat e punonjësve sezonalë që do të kenë të drejtë të punësohen në vendin fqinj, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Qeveria njofton se ka nevojë për 65.000 punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10.000 ne blegtori, të cilëve do t’i jepen leje te përkohshme qëndrimi sezonale. Po ashtu vendi fqinj thotë se ka 18.000 vende të reja në bujqësi dhe 10000 të tjera në blegtori.

Athina zyrtare ka vendosur rregulla të reja, duke krijuar regjistrin e punonjësve sezonalë në vend, shumica prej të cilëve janë shqiptarë, të cilat kanë qëndrim të ligjshëm të përkohshëm ne Greqi, çka më parë ka qenë e pamundur.

Punëtorët sezonale për herë të parë u zyrtarizuan si të tillë vetëm një vit më parë 01.05.2020 me aktin normativ nr 90/ 01.05.2020 që lindi si marrëveshje e qeverisë Greke dhe asaj Shqiptare, e cila u dha mundësinë mijëra shtetasve shqiptarë të hyjnë në Greqi në mënyrë të ligjshme dhe të punësohen në sektorin bujqësor me procedura të thjeshta dhe totalisht falas.

Vendimi i ri i qeverisë greke, shënon një etapë tjetër në këtë proces, duke zyrtarizuar tashme statusin e tyre dhe duke krijuar vende konkrete pune. Për herë të parë janë krijuar edhe kategori të reja punësimi sezonal, siç është kujdesi ndaj moshave të treta apo personave të specializuar në elektronikë.

Vendin e parë për krahë pune mban prefektura e Imathisë me 12.000 leje pune, e ndjekur nga Halkidhikia me 10.000 dhe Pela me rreth 7000 leje.

I rëndësishëm është fakti që pala greke dëshiron ta zyrtarizoje këtë bashkëpunim kryesisht me Shqipërinë prej nga ku është fluksi më i madh i kërkesave, kjo jo vetëm prej afërsisë mes dy vendeve, por edhe për faktin se shqiptarët konsiderohen si punonjës të specializuar në sektorin e bujqësisë.

Ligji i ri mundëson krijimin e një regjistri zyrtar te punonjësve sezonalë, të cilët do të kenë mundësi të lëvizin lehtësisht nëpër kufij, por edhe të punësohen në më shumë se një fushatë prodhuese të kulturave të ndryshme në vend, çka rrit ndjeshëm periudhën e qëndrimit të këtyre punonjësve në Greqi.

Pra, emigrantët që do të jenë pjesë e këtij regjistri, do të lejohen të punojnë sipas stinëve dhe kulturave të ndryshme në të gjithë territorin e vendit.

Kjo pasi Greqia ka të paktën 3 procese të cilat i duhen krahë të shumta pune. Pranvera, periudhë në të cilën nisin frutat, vjeshta në të cilën nis mbledhja e ullirit dhe dimri të të cilën mblidhen agrumet.

Ligji i ri për punësimin sezonalë u mundësua prej kryetarit të federatës së fermerëve prodhues të frutave grekë Kristos Janakaqis dhe ekspertes shqiptare për çështjet emigratore, Arminda Plagarica.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0