60 vjeçarja nga Berati i pëkushtohet biznesit

60 vjeçarja nga Berati i pëkushtohet biznesit


Nëse ke dëshirë dhe vullnet mund të arrish të realizosh dëshirat dhe synimet që i vendos vetes pavarësisht moshës që ti ke. Këtë na e dëshmon më së miri 60 vjeçarja nga Berati Merjeme Gjini.

Ajo me profesion është mësuese e Fizikës dhe e Informatikës, por vitet e fundit është angazhuar edhe në biznes. Pastrimi kimik është biznesi i saj, në të cilin ajo angazhohet pas punës në shkollë. Ideja e krijimit të këtij biznesi erdhi si pasojë e kërkesës nga klienti.

Të ardhurat që ka siguruar me këtë biznes në të cilin ka 2 të punësuar, kanë qenë të kënaqshme, por Meri është natyrë që kërkon gjithmonë e më shumë nga vetja e saj. Si nëndegë të biznesit mëmë, ajo ka ngritur një tjetër biznës që lidhet me pastrimin, tashmë jo vetëm të rrobave por të shtëpive, makinave, ngjyrosje artizanale dhe gjithçka që ka nevojë klienti.

Lexo: Anila Kalleshi, gruaja e triumfeve

Pastro me 1 ALOohohoo! Kështu e ka quajtur ajo këtë startup, i cili është financuar me grande nga Idea dhe tashmë është regjistruar pranë QKB-së së qytetit të Beratit.

“Unë jam 60 vjeç dhe kjo s’më ka penguar që të arrij të bëj gjërat që kam dashur në jetë, madje tashmë unë po tentoj që të bëhem një CEO”, thotë Meri për BusinessMag.al.

Nga pjesëmarrja në Idea ka arritur që të krijojë bashkëpunim edhe me Valbona Begollin, CEO-n e AlbPastrim, me të cilën tashmë po punon në mënyrë të ndërsjelltë. Meri karakterizohet nga qetësia dhe urtësia dhe këtë shprehet se e ka fituar nga puna me fëmijët dhe nga leximi i librave të shumtë, që janë pasioni më i madh i saj.

Për BusinessMag.al ajo thotë se angazhimi në biznes do shumë kohë dhe përkushtim. Fillimisht duhet të jesh një njeri që integrohesh në komunitet dhe duhet të jesh pa komplekse. Meri në biznesin e saj bën edhe menaxherin, marketingun, financierin, ekonomistin dhe mbi të gjitha nuk e ka aspak kompleks të marrë mjetet e të nisë të pastrojë.

Sipas saj, ky biznes në qytetin e Beratit ka sjellë shumë risi si në punë ashtu edhe në pajisjet dhe soluciontet që përdoren për këto pastrime. “Kam 38 vite në arsim dhe që nga viti ’95 i jam përkushtuar informatikës, gjë që rrallë gra të moshës time e bëjnë. Risitë janë pasioni im dhe gjithmonë do të jem e hapur për të tilla gjëra”.

Lexo: Valbona Begolli: Ndiq pasionin në biznes. Historia e sipërmarrëses që ka 3 fëmijë dhe 3 biznese

Madje ajo ka një mesazh edhe për të gjitha gratë e moshës së saj: “Mos u stepni nga paragjykimet, dilni jashtë kornizave dhe bëjini ata gjëra që i keni shumë pasion”. Në të ardhmen synon që të zgjerojë biznesin e saj dhe të ketë sa më shumë bashkëpunime me sipërmarrje të tilla në të gjithë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0