6 truke që përdorin njerëzit e pasur për të bërë më shumë para

6 truke që përdorin njerëzit e pasur për të bërë më shumë para


Shumë nga ne mendojnë se janë llogaritë bankare ata që bëjnë diferencën mes shtresave, por jo. Njerëzit e pasur janë të prirur të mendojnë ndryshe, ata nuk mendojnë njëlloj si të tjerët. Vazhdimisht “lëvizin gurë” për të arritur të pa mundurat, siç mund t’i cilësojnë shumë nga ne.

“Të pasurohesh fillon që nga mënyra se si mendon dhe beson për të fituar para”, shkruan milioneri Steve Siebold në “Si mendojnë njerëzit e pasur”, të cilin ai e shkroi pasi studioi mbi 25 vjet. Siebold zbuloi se “mungesa e besimit i bën njerëzit të largohen nga pasurimi”.
Ja cilat janë gjashtu truket që përdorin njerëzit e pasur për të vazhduar përpara dhe për të përmbushur qëllimet e tyre:

Bëjnë veten të besojë se nuk ka para mjaftueshëm edhe kur ka
Njerëzit e pasur nuk kanë frikë të financojnë të ardhmen e tyre nga xhepat e njerëzve të tjerë. “Nëse ata krijojnë një ide të shkëlqyeshme që nuk janë në gjendje të financojnë, ata vazhdojnë të përdorin paratë e njerëzve të tjerë për ta bërë atë të ndodhë”, shkruan Siebold. Por pyetja që lind shpesh është: ku duhet të investosh, në blerje apo të ndjekësh? Të pasurit e dinë se paratë janë gjithmonë të disponueshme sepse njerëzit e pasur gjithmonë kërkojnë investime të mëdha dhe interpretues të shkëlqyeshëm për t’i bërë ato investime fitimprurëse .

Ata vendosin pritshmëri të larta
Pasi të vendosin qëllime ambicioze, ata menjëherë fillojnë të kërkojnë mënyra për t’i zgjidhur ato: “Kampionët nuk presin që të ndodhin gjërat, ato bëjnë që gjërat të ndodhin”. Ndërsa klasa e mesme i përcaktojnë pritshmëritë e tyre financiare të ulëta, kështu që ata nuk zhgënjehen kurrë, të pasurit i vendosin pritshmëritë e tyre jashtëzakonisht të larta. “Dituria e lashtë thotë se ju merrni atë që prisni, megjithatë shumë njerëz vendosin ta kufizojnë jetën e tyre në mediokritetin e klasës së mesme në përpjekje për t’u mbrojtur nga dështimi”.

Lexo: Truke psikologjike për ata që nuk kanë besim tek vetja e tyre

Dëshirojnë të fitojnë para sikur po luajnë një lojë
Njerëzit e pasur e mendojnë biznesin dhe jetën si një lojë, ku ata duhet të dalin gjithmonë të fituar. “Kjo është arsyeja që milionerët vazhdojnë të punojnë çdo ditë, duke ndjekur suksesin e tyre të rradhës. Paratë për këta njerëz nuk janë më shumë se një matës që u tregon atyre kur ata kanë arritur objektivin e tyre të fundit”. Sa më shumë të emocionuar të jenë ata, aq më shumë do të punojnë dhe aq më shumë kanë sukses.

Ata i personifikojnë paratë dhe i shohin si mik
Ndërsa njerëzit e pasur besojnë se paraja mund të zgjidhë problemet dhe të blejë paqen e mendjes, klasa e mesme “i sheh paratë si një e keqe e domosdoshme e pafundme që duhet të durohet si pjesë e jetës”, vazhdon ai më tej. Për njerëzit e pasur, paratë janë aleati dhe miku i tyre më i mirë.  “Ai është mik që ka fuqinë t’u japë fund netëve pa gjumë, shqetësimeve, dhimbje fizike dhe madje mund të shpëtojë jetën e tyre.”

Ata mposhtin frikën
Për të pasurit, frika nuk është ekzistente. Në këtë nivel të mendimit, gjithçka duket e mundur. Për të arritur në këtë nivel, duhet të jeni të gatshëm të largoheni nga zona juaj e rehatisë, që është pikërisht ajo që bëjnë njerëzit më të pasur, thotë Siebold. “Mendimtarët e klasës botërore mësojnë herët që të bëhesh milioner nuk është e lehtë dhe nevoja për rehati mund të jetë shkatërruese. Ata mësojnë të jenë të komod ndërsa veprojnë në vazhdimisht në gjendje pasigurie”.

Ata i thonë vetes se, të pasurohesh është e natyrshme
Sipas tyre, ky besim është ai që ju garanton suksesin. Përmbushja dhe lumturia janë rendi natyror i ekzistencës, sipas tyre.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0