Lexo: Flamur Hoxha, sipërmarrësi që bleu pronarin e tij
- Vendos shpejt çfarë do të bësh. Çdo ditë e humbur kot të çon 10 ditë prapa.
- Ndiq gjurmët e prindërve. Çdo i ri, duhet të bëjë të pamundurën të ndjekë gjurmët e prindërve. Pavarësisht zhvillimeve, thelbi i parimeve familare duhet të trashëgohet nga brezi në brez.
- Ji shumë punëtor e asnjëherë mos u dorëzo.
- Selekto një rrugë për të ndjekur. Jo pak këtu, pak atje. Fokusi është i rëndësishëm.
- Mendo të jesh aksioner në sipërmarrje, ta shohësh veten ndryshe. Kjo bën diferencën. Shumë kompani, të punësuarit e shohin si pjesë e shoqërisë. Sot idetë bëjnë punën.
- Mos ji xheloz. Tregu është shumë i madh, ka hapësira të mëdha. Ne nuk duhet të jemi të ngushtë dhe xhelozë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto