6 gjërat që mund të bleni me Bitcoin

6 gjërat që mund të blini me Bitcoin


Këtë vit, bitcoin u transformua nga të qenit një hobi në një makineri e prodhimit të shpejtë të parave.

Sa më i njohur bëhet bitcoin, më shumë tregtarë dhe biznese do të jenë të gatshëm ta pranojnë si monedhë legjitime.

Ndoshta shumë prej nesh akoma nuk e ka kuptuar çfarë është apo si funksionon, por BusinessMag mund t’ju tregojë disa nga gjërat që mund t’i blini me Bitcoin.

Një apartament në Dubai

Ju nevojitet një apartament i ri? Pse mos ta merrni në Dubai? Aston Plaza and Residences në Dubai njoftoi kohët e fundit se do të pranonin bitcoin si pagesë për studiot dhe apartamentet me një/dy dhoma gjumi. Çmimet fillojnë nga 27.55 bitcoin, ose rreth 127.800 dollarë.

Pica

E kuptuam që bitcoin ishte i vërtet kur zbuluam se me të mund të blihen pica. PizzaForCoins ju lejon të porosisni në piceri të ndryshme përmes faqes së tyre të webit duke paguar me bitcoin.

Bileta avioni/hoteli

Kompanitë e udhëtimit e kanë përkrahur bitcoin që në fillimet e tij. Kompani si Expedia dhe CheapAir tani e pranojnë bitcoin përmes faqes së tyre në web për rezervim hoteli apo bileta avioni.

Ju madje mund të shkoni në hapësirë me bitcoin përmes Virgin Galactic.

Një darkë në restorant

Është e çuditshme, por jo dhe shumë e pazakontë për baret dhe restorantet të pranojnë bitcoin sidomos në Berlin, ku në vitin 2013 pronari i një restoranti tha se 10% e klientëve të tij paguajnë me kriptomonedha.

Bitcoinrestaurants.net është faqja e internetit që ju sugjeron të gjithë rrjetin e restoranteve ku mund të paguani me bitcoin.

Një diplomë universiteti

Universiteti i Nikozisë në Qipro ofron diploma masteri në monedhën dixhitale. Ata gjithashtu pranojnë pagesat e shkollimit në bitcoin. Kostoja totale për diplomën është rreth 14,500$, por nëse paguani në bitcoin, ju përfitoni një zbritje prej 5%.

Kompjuterë

Në vitin 2014, kompania Dell njoftoi se do të pranonte blerjet me bitcoin në dyqanet online, duke u bërë kështu kompania më e madhe e asaj kohe që lejoi diçka të tillë.

Por sot, Dell nuk është zgjedhja e vetme, nëse interesoheni për të blerë një kompjuter me bitcoin. Neëegg është gjithashtu një kompani online ku mund të bleni jo vetëm kompjuter, por çdo paisje të nevojshme teknologjike duke blerë me bitcoin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0