57 raste me COVID-19, Tirana dhe Kruja janë vatrat kryesore

57 raste me COVID-19, Tirana dhe Kruja janë vatrat kryesore

COVID-19

57 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1521. Kjo është dita me më shumë të infektuar që prej 9 marsit.

Të infektuarit e rinj janë 14 raste në Tiranë, 16 në Krujë, 1 në Durrës, 1 në Fier, 2 në Pukë, 9 Vlorë, 8 Shkodër dhe 6 Lushnje. Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Rovena Daja njoftoi se 47 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 janë në terapi intensive, një i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Lexoni: 6 gjëra nga të cilat duhet të heqësh dorë për të qenë i/e lumtur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 20 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1464 të infektuar,

– 36 viktima;

– 1049 të shëruar,

– 441 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 14 qershor është:

Tiranë, 23o pacientë aktivë,

Shkodër, 53 pacientë aktivë,

Krujë, 55 pacientë aktivë,

Kamëz, 26 pacientë aktivë,

Durrës, 20 pacientë aktivë,

Pukë, 11 pacient aktivë,

Vlorë, 15 pacient aktivë,

Lushnje, 12 pacientë aktivë,

Korçë, 1 pacient aktiv,

Librazhd, 1 pacient aktiv,

Mallakastër, 1 pacient aktiv,

Tropojë, 2 pacientë aktivë,

Lezhë, 3 pacient aktivë,

Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,

Berat, 1 pacient aktiv,

Elbasan, 4 pacientë aktivë,

Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0