5 thënie motivuese për një javë me energji - Business Magazine Albania

5 thënie motivuese për një javë me energji

thënie motivuese

Sportet dhe ushqimi i mirë ju ndihmojnë ta nisni javën mbarë, por edhe reflektimet përmes thënieve të personazheve të njohur, apo shpesh edhe thënie popullore, ju ndihmojnë të merrni disa pika referimi për të ecur në drejtimin e duhur. Më poshtë ju sjellim 5 thënie për të nisur javën me energji të mira:

  1. “Vepro ose prano.” – Anonime.

Jeta juaj varet vetëm nga ju. Ju mund të zgjidhni të pranoni gjënë që nuk ju pëlqen ose mund të zgjidhni të ndërmerrni veprime.

  1. “Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë”. Martin Luther King Jr.

Kur vijnë ditët e këqija mos e humbni shpresën. Iniciativa e lirë është aventurë dhe si çdo histori e bukur ka ulje- ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.

  1. “Ne jemi ajo që bëjmë vazhdimisht, prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli

Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por, koha e duhur për t’iu vënë pas zakoneve që formojnë përsosmërinë.

  1. “Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme.” – Tim Blixseth

Pra, doni të bëheni një biznesmen? Shumë mirë. Do tju duhet një ide e madhe si dhe një vizion. Por nuk është mjaftueshëm. Ju duhet ta zbatoni idenë tuaj të madhe ose pastaj nuk është e madhe.

5.” Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju ti jepni formë”. – Bono

Jeta merr forma të ndryshme. Jeta juaj është si argjila.Varet nga ju ti jepni formën që ju dëshironi ti jepni. Nëse e pëlqeni ose jo, ju jeni personi përgjegjës për atë që jeni dhe që ju jeni personi që mund të merrni hapat për tu zhvilluar në atë person që dëshironi. Nëse nuk dini nga t’ia nisni, kërkoni ndihmën e një mentori. Një hap i vetëm mund të transformojë komplet jetën tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0