5 kompanitë e mëdha që japin “garanci” për Bitcoin - Business Magazine Albania

5 kompanitë e mëdha që japin “garanci” për Bitcoin

garanci

Rritja e vazhdueshme  e tregut të kriptovalutave ka shtyrë shumë investitorë t’i futen kriptosistemit. Ata me të rëndësishmit janë industritë e mëdha. Me ritme të lehta, ata po orientohen drejt monedhave digjitale, më së shumti Bitcoin. Kjo duket si një “strehim” nga rreziku i inflacionit dhe për të eksploruar më shumë botën e blockchain-eve.

Lista e kompanive më të mëdha që kanë gjetur vend në kriptovalutë:

MicroStrategy

Firma e ndihmës inteligjente investoi 450 milionë dollarë në Bitcoin gushtin e 2020-ës. Në fund të vitit firma shtoi në të një fond prej 650 milionë dollarësh duke shtuar rezervën e tyre të Bitcoin. Momentalisht, MicroStrategy posedon mbi 91 mijë monedha Bitcoin.

Tesla

Elon Musk njihet për besimin dhe mbështetjen që ka ndaj valutës digjitale. investimi prej 1.5 miliardë dollarësh në Bitcoin përforcoi besimin që kishte kompania në të. Së fundmi, Tesla ka nisur pranimin e monedhës më të famshme digjitale për të blerë apo shitur produktet e veta.

PayPal

Gjigandi i pagesave lejoi klientët të bëjnë çdo lloj pagese me Bitcoin apo çdo kriptomonedhë tjetër. Duke mundësuar kështu edhe konvertimin e monedhave në rrjet në para fizike.

JP Morgan

Ndërmarrja që ofron zgjidhje financiare për korporatat ka nisur të interesohet mbi Bitcoin, pas deklaratave të drejtorit të saj që Bitcoin ishte një mashtrim. Kompania parashikon kapjen e vlerës 146 mijë dollarë brenda vitit 2021 për BTC.

Lexo: 10 mësimet më të rëndësishme në ekonomi dhe financa

Goldman Sachs

Një tjetër bankë investimi që ndryshoi opinionin për Bitcoin, pas dyshimeve në të. Goldman po investon  në kriptomonedhë dhe kërkon ta bëjë atë pjesë të fondeve investuese.

A është Bitcoin për investitorët me pakicë?

Ndonëse shumica e investitorëve në Bitcoin janë industri të mëdha, ka shumë persona që janë bërë pjesë e saj individualisht.

Momentalisht vlera e BTC është mbi 43 mijë Rubi indiane, por një platformë online si CoinSwitchKuber të jep mundësinë të blesh Bitcoin me vetëm 100 Rubi.

The Economic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0