5 këshilla për ti ardhur në ndihmë startup-eve në vështirësi - Business Magazine Albania

5 këshilla për ti ardhur në ndihmë startup-eve në vështirësi


“Luftërat” e startup-eve ndodhin dhe ato janë reale. Pikësirsht kjo është periudha kur fuqia, këmbëngulja, aftësia ripërtëritëse, kurajo dhe motivet si sipërmarrës testohen dhe mprehen. Ja disa këshilla dhe shembuj të përpjekjeve të sipërmarrësve të tjerë në vështirësi për tju ardhur në ndihmë me qëllim kalimin e lumit:

1. Kuptoni se keni shoqëri të mirë.
Henry Ford falimentoi plot 5 herë para se të themelonte kompaninë e suksesshme, Ford Motor Company. Bill Gates falimentoi me biznesin e tij të parë, Traf-O-Data. Steve Jobs u përjashtua nga Apple. Ndërsa kur J.K. Rowling po shkruante origjinalin e librit “Harry Potter”, jeta e saj ishte një telash i vetë-përshkruar: ajo po kalonte një divorc, po jetonte me asistencë nga shteti në një apartament të vogël së bashku me vajzën e saj para se të ngrinte brandin e saj 15 miliardë dollarësh. Të lexosh historitë rreth sipërmarrësve të suksesshëm është inkurajuese dhe ndihmuese. Të jesh një sipërmarrës mund të jetë diçka vetmitare dhe kur e kuptojmë se kemi shoqëri të mirë, kjo e zvogëlon presionin që vjen nga rrethanat e vështira.

2. Përqafoni ndryshimin

Ka shembuj të panumërtë të sipërmarrësve, teknologjive dhe kompanive që shqetësojnë konkurentët, modelet e bizneseve apo edhe të industrive të tëra. Shikoni se çfarë i bëri Facebook MySpace, Napster, Craiglist dhe Amazon.  Trazimi ndodh kur kompanitë dështojnë në përqafimin e ndryshimit. Si sipërmarrës ne duhet të kuptojmë se ka mundësi të panumërta në kohë ndryshimesh. E vërteta është se ndryshimi është një kërcënim, diçka që mund të shkaktojë një dëm biznesit tuaj dhe nëse nuk e përqafoni ndryshimin, ne rrezikojmë një zhdukje totale. Një libër që vjen në ndihmë lidhur me këtë aspekt është “Innovator’s Dilemma” nga Clayton Christensen.

3. Bëhuni krijues

A e dini se ngjitësi i përdorur nga Post-itNotes u krijua aksidentalisht kur shkencëtarët po përpiqeshin të krijonin një adeziv super të fortë për explorimin e hapësirës? Më tepër po se jo, përpjekjet do tju shtyjnë të bëheni krijues rreth përqasjes ndaj startup-it. Kam mësuar se gjatë këtyre uljeve, arrin të gjesh idetë më krijuese.

4. Zhvilloni aftësitë tuaja ripërtëruese

Mark Suster, kapitalisti i njohur i Los Angeles i bothsidesofthetable.com dhe Upfront Ventures shkruajti rreth historisë së tij sa i takon aftësisë ripërtëruese kur kompania e tij kishte mbetur pa lekë dhe po luftonte se cilat do të ishin hapat e tjerë që do të ndërmerrte. Shumë kanë thënë se aftësia ripërtëritëse është tipari më i rëndësishëm që një sipërmarrës mund të zotërojë. Aftësia ripërtëritëse është një tipar i mësuar që mund të jetë rezultati i eksperiencave personale apo profesionale. Kështu është vërtetë mirë që kur testoheni, ju në fakt po krijoni forcën tuaj ripërtëritëse.

5. Fokusohuni tek vizioni i madh

Është vizioni i madh që ju ndihmon të shikoni pengesat e së shkuarës dhe rrethanat e vështira. Duke u fokusuar tek vizioni i madh, ju do të fuqizoheni së bashku me ekipin tuaj dhe kështu do të tejkaloni vështirësitë edhe në momentet më të këqija të mundhsme. Suksesi i startup-ve do punë. Asnjë nuk thotë që ishte e lehtë por ja vlen. Vini në përdorim përpjekjet e juaja për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive të nevojshme që do tju çojnë drejt suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0