5 Gjërat që studentët duhet t'i dinë rreth parave...Nga Profesorët e Parave

5 Gjërat që studentët duhet t’i dinë rreth parave…Nga Profesorët e Parave


Gjatë semestrit të dytë në Universitetin e Karolinës Lindore që nisi më 28 Prill të vitit 2016 , 500 studentë lanë kampusin 100,000 dollarë më të pasur.

Çfarë kishin të përbashkët këta studentë?

Të 500 studentët nën drejtimin e Mark Weitzel, Bill Pratt dhe Len Rhodes kompletuan një detyrë në financat personale, të ashtuquajtur “Profesorët e Parave”.

Për pesë vite, trioja kanë sfiduar studentët e tyre për të fituar bashkarisht 100,000 mijë dollarë brenda vetëm një semestri, dhe në shumicën e herëve studentët e kanë kapërcyer këtë sfidë.

I pari që ndjeu nevojën e një kursi të tillë ishte Weitzel në vitin 1999, kur filloi të jepte mësim në lëndën “Biznesi” në ECU dhe vuri re studentët që regjistroheshin për të marrë një kartë krediti në shkëmbim të një pice.

Ky shkëmbim e frymëzoi atë që të formonte një klasë të zgjedhur me synimin për të ndihmuar të sapodiplomuarit të fitonin para.

15 vite më vonë, kursi i financave personale, në të cilin japin mësim Ëeitzel, Pratt dhe Rhodes, është një nga kurset më popullore në shkollë.

Të impresionuar nga suksesi për të përgatitur studentët për të ardhmen, ky kurs mori emrin “Profesorët e Parave” dhe këtu janë “top 5” mësimet më të mira të kursit të kësaj lënde, që çdo student ka nevojë të dijë:

1. Paratë nuk “bëhen” njëlloj nga të gjithë

“Motoja është se financat personale janë personale,” thotë Rhodes. Me fjalë të tjera, nuk ka rregulla strikte ose të shpejta që funksionojnë për të gjithë.

“Në vend të saj ju duhet të mësoni parimet bazë të financave, si për shembull të shpënzoni më pak nga sa fitoni, në mënyrë që të bëni zgjedhjet e duhura për veten tuaj, pavarësisht asaj që bëjnë të tjerët,” shpjegon ai.

2. Koha është aleati (Paratë) juaj më i madh

OK, ka një të vërtetë absolute që qëndron për të gjithë: Filloni të kurseni që tani! Në fakt Profesorët e Parave këshillojnë të gjithë studentët e tyre të fillojnë të vendosin para në një fond pensioni që nga dita e parë e sapodiplomimit të tyre.

“Pjesa më e madhe e atyre në të 20-at e tyre thonë se nuk mund ta përballojnë një gjë të tillë,” thoë Weitzel. “Por duke filluar ta bëjnë një gjë të tillë që nga dita e parë e punës së tyre, do të kenë kursyer aq sa për të dalë ‘rehat’ në pension.”

3. Kapërcimi i hendeqeve

Në fillim të çdo semestri, profesorët pyesin klasën nëse mendojnë ata që shumica e njerëzve janë të suksesshëm financiarisht dhe studentët përgjigjen të gjithë me një “JO”.

“Nëse pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të suksesshëm financiarisht, atëherë nuk duhet të bëjnë më atë që shumica e njerëzve bëjnë,” shpjegon Pratt. “Vetëm sepse të gjithë blejnë një makinë të re çdo pesë vjet, nuk do të thotë se të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe ju.”

4. Diskuto për paratë me njerëzit e dashur

Trioja në fakt shpenzon një pjesë të konsiderueshme të kursit duke diskutuar mbi marrëdhëniet. Arsyeja? “Nuk mund të divorcohesh nga paratë,” thotë Rhodes. “Financat tuaja kanë një ndikim të pamohueshëm në jetën tuaj shpirtërore, sociale dhe të marrëdhënieve me njerëzit.”

Kështu studentëve u mësohet që të diskutojnë hapur mbi qëllimet financiare me motrat/vëllezërit, prindërit dhe partnerët e tyre. Një studente madje tha gjatë kursit se kur i dashuri i propozoi për martesë, përgjigjia e saj ishte “Po”…por me një kusht: Edhe ai duhet të ndiqte mësimet në këtë klasë!

5. Prit që të gabosh, por mos bëj gabimin të mos kesh një plan

Pjesa më e madhe e njerëzve i kalojnë të njëzetat e tyre duke bërë gabime me paratë, të tridhjetat i kalojnë duke kuptuar se përse i bënë ato gabime, të dyzetat duke u munduar të ndreqin gabimin dhe të pesëdhjetat duke u përpjekur që t’ia dalin për moshën e pensionit, thotë Weitzel.

“Por nëse fokusoheni tani te paratë, do të shmangni që të fokusoheni te paratë pastaj,” thotë Rhodes, duke shtuar se ja pse u rekomandon të diplomuarve të ‘armatosen’ herët me një plan të personalizuar financiar që t’i drejtojë ata gjatë dekadave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0