5 gënjeshtrat më të mëdha në industrinë ushqimore - A e dini se çfarë jeni duke ngrënë vërtet? - Business Magazine Albania

5 gënjeshtrat më të mëdha në industrinë ushqimore – A e dini se çfarë jeni duke ngrënë vërtet?

Po sikur t’ju themi se 70% e ushqimit që po hani është toksik për ju? Për vite me radhë, kompanitë kryesore të ushqimit kanë shitur ‘ushqime të shëndetshme’ të cilat nuk janë në të vërtetë të shëndetshme, por në në fakt janë shumë të dëmshme për organizmin tuaj?

Në videon më poshtë, Vishen Lakhiani, CEO i Mindvalley, ndan 5 gënjeshtrat më të mëdha që kompanitë kryesore të ushqimit kanë thënë për dekada.

Rreth Videos

Ne të gjithë e dimë se shëndeti optimal vjen duke ngrënë ushqimet e duhura. Problemi është se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dimë se çfarë është e duhura.

Kompanitë e mëdha ushqimore kanë shitur ushqime toksike për vite, duke i maskuar ato si ‘ushqime shëndetësore’. Por disa nga këto ushqime, ato që hamë çdo ditë, jo vetëm që nuk kanë të gjithë ushqyesit që trupi jonë ka nevojë, por janë në të vërtetë të dëmshme për organizmin tonë. 70% e asaj që po shitet në dyqanet ushqimore janë të projektuara për të sjellë fitime, jo për të qenë të ushqyeshme.

Nuk ka dyshim për këtë – ju duhet të mësoni të vërtetën. Duke ditur të vërtetën, mund të merrni një qëndrim kundër këtyre kompanive dhe të frymëzoni ndryshimin e vërtetë. Vetëm ju mund t’i mbani këto kompani të përgjegjshme.

Duke bërë këtë, nuk jeni vetëm duke shpëtuar jetën tuaj, por edhe ato të të dashurve tuaj. Gjithashtu do të kurseni miliona në kujdesin shëndetësor. Para, të cilat mund të shpenzohen duke përmirësuar aspektet e tjera të jetës suaj.

Së bashku, të gjithë mund të mbajmë qëndrim kundër këtyre gënjeshtrave dhe kompanive përgjegjëse për to.

  1. Lëngjet e frutave

Ne besojmë se lëngjet e frutave janë të shëndetshme, sepse shoqërojmë frutat me shëndetin dhe të ushqyerit mirë. Në të vërtetë frutat janë të shëndetshme, por lëngu i frutave jo. Shumica e lëngjeve të frutave që blini në dyqan janë të përbërë nga sheqeri dhe ngjyrues të ndryshëm dhe përmbajnë shumë pak ushqyes që mund të merrni nga një frut i vërtetë.

  1. Kanaçet

Kompani si Coca-Cola apo pije të tjera në treg, krijojnë një lidhje artificiale mes pijes që ata shesin dhe lumturisë suaj. Coca-Cola nuk ka asnjë lidhje me lumturinë tuaj, është thjesht obezitet dhe diabet në një kanaçe të kuqe. Miliarda dollarë shpenzohen çdo vit për të krijuar këto pije që janë shoqërues të “lumturisë” sonë. Në çdo kanaçe ju thjesht konsumoni helmin që dëmton shëndetin tuaj.

  1. Sheqeri

Po! Trupi ynë ka nevojë për një sasi të vogël sheqeri. Por kompanitë e mëdha kanë zbuluar se, kur në produktet e tyre ka përbërës sheqeri ne nuk ndalojmë dot së ngrëni ato dhe shumica e produkteve që ne blejmë dhe konsumojmë sot përmbajnë sheqer në përbërjen e tyre. Sheqeri sipas studimeve jo vetëm që është i dëmshëm vetëm për shëndetin tuaj, por ai gjithashtu krijon po aq varësi sa kokaina, në këtë mënyrë do t’ju nevojitet çdo ditë e më shumë sheqer.

  1. Kanaçet dietike

Njerëzit vitet e fundit janë drejtuar tek pijet dietike. Por, studimet kanë treguar se pijet dietike janë shumë herë më të këqija se ato të zakonshmet. Ato ndikojnë në keqfunksionimin e stomakut dhe zorrëve tuaj.

  1. Miti i të ushtruarit

Më shumë se 80-90% e kërkimeve kanë zbuluar se forma e trupit tuaj ka të bëjë shumë pak me të ushtruarit. Më shumë ndikon mënyra juaj e të ushqyerit. Pra, ajo çfarë konsumoni. Kompani si Nestle kanë nxjerrë në treg produkte si Milo që në qese përmban një person që ushtrohet dhe duke konsumuar këtë produkt ju do të jeni më të shëndetshëm, energjikë dhe të suksesshëm, por ajo që Milo nuk tregon është se ky produkt përmban 40% sheqer dhe për të djegur kaloritë në vetëm një gotë me Milo, fëmijët duhet të vrapojnë 2 km. Nuk është çudi që në vendet që konsumohet ky produkt obeziteti është në rritje.

Këto gënjeshtra të sjella kaq bukur nga kompanitë që i shesin ato, nuk po na vrasin vetëm ne, por edhe fëmijët tanë, brezat që po vijnë.

Mënyra e vetme është ekspozimi i këtyre gënjeshtrave dhe kompanive, në mënyrë që ato të marrin përgjegjësinë dhe të ndryshojnë produktet e tyre për mirë.

blog.mindvalley.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0