5 gabimet që duhet të bëni të paktën një herë në jetë - Business Magazine Albania

5 gabimet që duhet të bëni të paktën një herë në jetë


Koha kalon dhe jeta ndonjëherë kërkon një proces eksperimentimi për të zbuluar veten, edhe pse mund të dështoni të arrini diçka ose dhe t’a përsërisni.

Askush nuk mund të arrijë përsosmërinë ose të pushtojë botën duke menduar se ka gjithçka. Nuk ka problem edhe nëse bëjmë gabime, sepse, në fund të fundit, ky është çmimi që paguajmë për t’u rritur dhe mësuar më shumë.

Më poshtë janë 5 gabime që të gjithë duhet të bëjnë të paktën një herë në jetë:

Zgjidhni rrugën më të shkurtër

Është kaq joshëse kur e mendon se nuk të duhet të marrësh rrugën më të vështirë, por të zgjedhësh atë më të lehtën. Të gjithë e kemi bërë të paktën njëherë këtë. Por pavarësisht kësaj, nëse vazhdoni ta bëni vazhdimisht nuk do t’u shtoni vlerë përvojave tuaja, por thjesht do t’i zbehni me kalimin e kohës.

Merrni vendime në të mirën e vetes

Ndjeshmëria e të mësuarit vjen me kalimin e kohës dhe moshës. Sa më shumë angazhohemi në ndërveprimin me njerëzit, aq më të vetëdijshëm bëhemi për praninë dhe interesat e të tjerëve. Kur marrim vendime egoiste nuk marrim në konsideratë tjetrin, pra nuk mendojmë në mënyrë racionale.

Besojuni njerëzve të gabuar

Nëse të ndodh t’i besosh dikujt që të zhgënjeu mos u trishto! Është e sigurt që duke nisur nga ky çast do të udhëhiqesh nga ideja për të zgjedhur njerëz të besueshëm pranë vetes.

Shpenzoni para

Ai momenti kur merrni një vendim që ju prek financiarisht në një farë mënyre ju ndryshon pikëpamjen e jetës. Jo vetëm ju mëson përgjegjësinë, por ju mëson se me çfarë dëshironi vërtet t’i shpenzoni paratë tuaja.

Zgjidhni karrierën e gabuar

Zakonisht shtyhemi drejt një profesioni që na pëlqen vërtet, edhe pse mund të jetë shumë përfitues në të ardhmen. Sidoqoftë, eksperimentimi dhe përpjekja me gjëra të reja janë gjithmonë mësime, jo dështime.

/UpWorthy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0