5 dokumentarët më të mirë rreth parave në Netflix

5 dokumentarët më të mirë rreth parave në Netflix


Përveç dokumentarëve të ndryshëm për çdo gjë nga kujdesi shëndetësor në tregtinë e drogës, ka dhe një numër të vogël por të denjë të titujve të përqëndruar në sistemin financiar botëror dhe historinë e tij të trazuar.

Këta janë pesë prej dokumentarëve më të mirë rreth parave që mund t’i shihni në Netflix.

Lexoni: 5 filma për botën e financës

  1. The True Cost

Ky dokumentar i vitit 2015 nga regjisori Andrew Morgan ekspozon realitetin e ashpër të praktikave të biznesit të paqëndrueshëm në industrinë e veshjeve. Duke folur me punonjësit aktual dhe të mëparshëm, ky dokumentar zbulon të vërtetën për trajtimin e dobët të punonjësve të paguar pak që bëjnë rrobat të cilat ne i veshim.

2. Money for Nothing: Inside the Federal Reserve

https://youtu.be/LkIPiA2QHmI

Shkruar dhe drejtuar nga Jim Bruce, ky dokumentar indi i vitit 2013 ndjek 100 vjetorin e historisë së bankës qendrore të SHBA, Federal Reserve dhe ndjek pasojat e saj në ekonominë amerikane, deri në krizën financiare të viteve 2000-të.

Filmi përmban intervista të gjera me zyrtarët federalë, ekonomistë, historianë, investitorë dhe tregtarë në lidhje me sistemin financiar botëror dhe se si rezistoi në prag të kolapsit.

3. Hank: Five Years From the Brink

Dokumentari i vitit 2013 tregon se si ish-CEO i Goldman Sachs dhe Sekretari i Thesarit Hank Paulson i bindën bankat, kongresin dhe kandidatët presidencialë për të nënshkruar një paketë shpëtimi gati një miliard dollarë për sistemin financiar të SHBA gjatë krizës ekonomike në 2008.

4. Enron: The Smartest Guys in the Room

Filmi i vitit 2005, bazuar në librin më të shitur të vitit 2003 me të njëjtin emër, shqyrton mashtrimin masiv të kryer nga Enron dhe gjurmon se si kultura e keqpërdorimeve financiare në kompani ishte e dukshme që nga viti 1987.

5. ‘Inside Job’

Matt Damon rrëfen për shkaqet e krizës financiare globale të vitit 2008. Duke paraqitur një përzierje intervistash me disa nga lojtarët më të mëdhenj të krizës, si dhe shumë analiza, ky film është dokumentari perfekt për njerëzit që nuk janë ekspertë financiarë, por dëshirojnë të mësojnë më shumë për ngjarjet që kanë çuar në kriza.

Inside Job është fitues i Oskarit si Dokumentari më i Mirë në vitin 2011.

Lexoni: 5 Filmat që duhen parë nga sipërmarrësit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0