Koha kalon më shpejt në rrethin e familjes dhe miqve. Provoni aplikacionin Google Duo për të qenë në kontakt me të dashurit tuaj gjatë kësaj kohe. Pajisjet inteligjente Galaxy S20, ofrojnë një përvojë të përmirësuar të bisedave me video përmes partneritetit ekskluziv me Google dhe Google Duo video chats në cilësi HD. Google Duo është i pajtueshëm me të gjitha sistemet e operimit. Duke përdorur një lente të gjerë në pajisjet e fundit nga familja Samsung Galaxy, përdoruesit mund të përfshijnë të gjithë familjen në thirrje dhe të bisedojnë me 8 miq njëherazi në 1080p FHD.
Zgjeroni njohuritë tuaja dhe zhvilloni kurset që keni dashur gjithmonë. Coursera punon me universitete dhe organizata të tjera, duke ofruar kurse online, specializime dhe programe nga fusha të ndryshme si inxhinieria, shkenca e të dhënave, machine learning, matematika, biznesi, informatika, marketingu dixhital, shkencat njerëzore, mjekësia, biologjia, shkencat sociale dhe shumë të tjera. Tani është koha të investoni!
Një aplikacion fitnesi mund t’ju ndihmojë të stërviteni nga shtëpia – gjithçka që ju nevojitet janë rrobat e palestrës dhe atletet. Me siguri kushton më pak se stërvitja në palestër. Sworkit është një aplikacion për të gjithë ata, që duan të jenë më të fortë ose në formë më të mirë. Pasi të keni vendosur qëllimin tuaj, lërjani aplikacionit për të vlerësuar formën tuaj dhe ju do ta gjeni veten në një program ushtrimesh 6 javor me qëllime të përcaktuara javore. Vendosni se sa doni të ushtroheni dhe aplikacioni do të përshtasë trajnime sipas orarit tuaj.
Nëse gjithmonë keni dashur të mësoni një gjuhë tjetër, atëherë Dualingo është një aplikacion falas për ju. Kurset ofrojnë adoptim gradual të dëgjimit dhe shqiptimit të fjalëve dhe fjalive, dhe metoda të tjera të ngjashme. Përveçse është falas, Duolingo ka avantazhe të tjera në lidhje me një kurs gjuhësor. Ju mund të zgjidhni kur të mësoni dhe të përcaktoni shpejtësinë e kursit.
Fabulous është një aplikacion i bazuar në shkencë, i inkubuar në Laboratorin e Ekonomisë së Sjelljes në Universitetin Duke në SHBA, që do t’ju ndihmojë të ndërtoni rituale të shëndetshme në jetën tuaj, ashtu si një atlet elitar. Me Fabulous, ju mund të rivendosni rutinë tuaj, të transformoni stilin e jetesës dhe të “rindizni” trurin.
Rritni nivelet e energjisë tuaj, shijoni shëndet më të mirë, humbni peshë dhe flini më mirë duke inkorporuar zakone dhe rutina të shëndetshme në jetën tuaj. Përdorni Ekonominë e Sjelljes për të identifikuar se ku keni ngecur dhe ndiqni një program hap pas hapi për të zhbllokuar potencialin tuaj të plotë. Riprogramoni trurin tuaj dhe automatizoni ritualet e rëndësishme në jetën tuaj, kështu që të keni më shumë kohë për ato që kanë të vërtetë me rëndësi. Fabulous është aplikacioni i mirëqenies për të cilin keni nevojë tani.
Mos harroni modelet më të fundit Samsung Galaxy S20 , me to koha po që fluturon!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.