46% e punonjësve shqiptarë të stresuar çdo ditë, pse mirëqenia nuk është më luks - Business Magazine Albania

46% e punonjësve shqiptarë të stresuar çdo ditë, pse mirëqenia nuk është më luks

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Julia Hasa*- Eksperiencat pozitive nё punё rrallё ndodhin rastёsisht, ato janё produkt i njё lidershipi tё studiuar dhe tё saktё në kryerjen e punës. Punonjёsit tuaj i japin jetё misionit dhe qёllimit tё kompanisë. Nёse punonjёsit ikin, ”ikёn” dhe biznesi. Kur drejtuesit i japin prioritet angazhimit tё punonjёsve nё punё i ndihmojnё ata tё rriten dhe të zhvillohen brenda kompanisë.  Sipas Gallup 41% e punonjёsve nё punё janё tё stresuar. 1 nё 5 punonjёs janё tё vetmuar, gjysma e punonjёsve janё nё kёrkim tё njё pune tjetёr nё mёnyrё aktive, 1 nё 4 punonjёs kanё ”burnout” shpesh ose gjithmonё. 

Sa i pёrket vendit tonё, ‘Punonjёsit shqiptar janё mё tё stresuarit nё Ballkanin Perёndimor sipas raportit tё publikuar sё fundmi nga Gallup, ku rezulton se 46% e punonjёsve nё vendin tonё kanё stres tё pёrditshёm nё punё’.

Nga vjen ky stres? Qё tё kuptojmё shkaktarёt dhe ҫfarё mund tё bёhet duhet tё shohim arsyet dhe ҫfarё po ndodh nё kompanitё nё vendin tonё. Angazhimi, motivimi dhe kёnaqёsia e punonjёsve nё punё ndikohen direkt nga stili i lidershipit, politikat e kompanive, kultura e punёs dhe kryesisht se sa i paguar dhe vlerёsuar ai punonjёs ndihet nё kompani. Kjo do tё thotё qё duhet tё veprohet pёr tё adresuar kёrkesat dhe nevojat e punonjёsve nёse nuk ёshtё bёrё mё pёrpara. Nёse punonjёsit nё kompani nuk trajtohen me respekt dhe profesionalizёm herёt a vonё do tё ikin nga ajo kompani. 

Pёr ta, tё ndihen pjesё e kompanisё ёshtё domosdoshmёri dhe jo njё tekё. Pёr tё patur punonjёs mё pak tё stresuar dhe mё tё angazhuar sugjerohet tё pёrmirёsohen kushtet e punёs, respektimi i kontratave, paga, benefitet, respekti dhe tё dёgjuarit aktiv nё komunikim, adresimi dhe zgjidhja e konflikteve. Kemi dëgjuar për pronarë që sillen keq me punonjёsit e tyre pasi nuk janë të kënaqur me performancën e punonjësit, nuk arrijnë objektivat etj., pa kuptuar që nëse sillen keq me punonjësit e tyre i nxisin ata të sillen keq duke u larguar nga puna me raste dhe pa njoftuar, duke gënjyer, apo duke bёrё mungesa tё pajustifikuara. 

Lexo edhe: Punët kryesore dhe tregu i punës në 2025, epoka e tranzicionit digjital dhe revolucionit të IA-së

Tё trajtosh mirё dhe me respekt punonjёsin ndihmon kompaninё nё krijimin e njё kulture pozitive dhe tё qёndrueshme pune si dhe ul nё pёrgjithёsi stresin e punonjёsve. Punonjёsit qё ndihen pjesё e kompanisё dhe kontribuojnё nё zhvillimin e saj dhe ata qё nuk ndihen pjesё e saj e lёnё kompaninё.

Kjo arrihet ndër të tjera dhe duke zhvilluar dhe vënë në veprim një strategji efektive e cila promovon mirëqënien e punonjësve në punë, zhvillimin dhe mbështetjen e tyre. Por, kjo kërkon më shumë se një pyetësor të thjeshtë i cili bëhet një herë në vit për të parë nëse punonjësit janë të angazhuar apo jo. Mirёqёnia e punonjёsve ёshtё faktor kyҫ nё zhvillimin e kompanisё pasi duke u kujdesur pёr mirёqёnien e tyre si monetare, shёndetin mendor dhe zhvillimin e tyre nёpёrmjet trajnimeve tё vazhdueshme do tё keni punonjёs produktiv si dhe ekipe tё fokusura dhe tё angazhuara drejt rritjes sё kompanisё.

Julia Hasa* -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizative si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0