45 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2580. Një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, 71 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 10 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, 3 në Delvinë, 3 në Kurbin, nga një rast në Krujë, Kukës, Lezhë dhe Sarandë.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2580 të infektuar,
– 65 viktima;
– 1516 të shëruar,
– 999 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.