43 ide biznesi në Start-Up City 3, ja cilat kalojnë në fazën finale - Business Magazine Albania

43 ide biznesi në Start-Up City 3, ja cilat kalojnë në fazën finale

43 ide biznesi nga nxënës, studentë dhe të rinj kanë marrë pjesë në edicionin e tretë të Start-Up City, eventit të organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator dhe Fakulteti i Ekonomisë, UT. 

Pas fazës së parë të aplikimeve, që ka nisur më 12 mars dhe është përmbyllur më 30 prill, juria me ekspertë të sipërmarrjes dhe inovacionit ka përzgjedhur 13 idetë që do të vijojnë konkurimin deri në fazën finale. 

Përmes një videomesazhi, Drejtori i Metropolitan Incubator, Dr. Pleurat Rexhepi lexoi listën e ideve që kaluan fazën e parë.

Lexo: INNVEST Forum 2021 me 21 Maj në Tiranë

“Jemi të lumtur që kemi nxitur tek ju dëshirën për t’u bërë pjesë e botës së sipërmarrjes me ide të reja dhe shumë origjinale. Asnjeherë mos u ndjeni të demotivuar edhe nëse nuk fitoni, gjëja më e rëndësishme është vendosmëria që keni për të bërë biznes dhe të ndryshoni shoqërinë me idetë tuaja. Jepuni shtysë ideve tuaja me vendosmëri, analizë, përkushtim, durim, besim, risk, risi, investim dhe kohë”,- u shpreh Dr. Pleurat Rexhepi. 

Lista e ideve që kalojnë në fazën finale janë: 

  1. Forest Kids
  2. Atelie dhe Butik Kozeta
  3. Click to Eat
  4. TBot
  5. OctoApp
  6. BioTech
  7. Albanian Tech Tour
  8. Parklik
  9. Romix
  10. Margjelo Filigran
  11. IntellDrive
  12. I-Move
  13. ShkruajShqip. Al

“Start Up City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar përballe një jurie prestigjioze. Ky kompeticion synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novator me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.

Ky event mbështetet nga OTP Bank Albania, Fondi Sigal, Metro Design dhe partner mediatik Business Mag Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0