Nga Adelina Onuzi
Ai nisi si graphic designer në një Shqipëri ku gazetat ishin ende mbretërit e informacionit dhe interneti luks. Por kur teknologjia filloi të ndryshonte botën, ai zgjodhi të ndryshonte bashkë me të. Nga shpërndarës picash dhe punë në fabrikë në SHBA, tek inxhinier në një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, historia e tij është një manual për këmbënguljen, përshtatjen dhe besimin në vetvete. Eris Bleta, në këtë intervistë, ai na tregon si u ngjit shkallëve të pamundura, beson se ëndrrat nuk kanë kufij, veçse duan shumë punë.
Nga graphic designer në gazetat shqiptare tek inxhinier në një gjigand si Cisco, si e përshkruan këtë transformim personal dhe profesional?
Më kthyet pas në kohë, kam filluar si graphist designer në vitin 2004 dhe punova për afro 9 vite në disa nga gazetat më të mëdha në Shqipëri. Transferimi nga designer ne informaticien erdhi natyrshëm, në kohën kur punoja si graphist designer, internet nuk ishte kaq i avancuar, dhe gazetat ishin shumë popullore. Me avancimin e internetit dhe mediat online gazetat po e humbisnin popullaritetin dhe kompjuterat e redaksive vazhdonin të ishin shumë të ngadaltë mbase kjo më shtyu të vazhdoj për Informatikë (qesh). Nga ana personale ndryshimi ishte më I vështirë pasi punova për afro 9 vite si grafist dhe rrjeti i kolegëve, miqëve apo edhe ajo rutina a përditshme ndryshoi 100%. Në vitin 2015 ku sa kisha filluar të ndërtoja profilin tim si netëork enigneer, në një kompani në Tiranë, vendas të shpërngulem në SHBA, ku në vitin 2021 ëndrra më e madhe profesional mu bë realitet, ku pas shumë aplikimiesh dhe intervistash ndër vite Cisco pranoi aplikimin tim dhe unë fillova të punoja për këtë kompani. Në 10 maj mbusha 4 vjet te kjo kompani dhe akoma nuk mund ta përshkruaj me fjalë ndjesine e pëermushjes profesionale.
Cili ishte momenti më i vështirë pas mbërritjes në SHBA dhe si ndikoi ai në mënyrën si e sheh jetën dhe karrierën sot?
Pa dyshim fillimet për çdo emigrant në SHBA janë momentet më të vështira, për shumë arsye, më kryesoret janë familja, shoqëria, jeta që le pas, prindërit, vllezër, motra dhe gjithë të afërmit. Siç e përmenda më lart për shkak të kohës të gjatë midis profesioneve grafist dhe network engineer rrjeti shoqëror dhe i kolegëve ishte shumë i madh dhe mu desh ta lija atë pas gjithashtu. Me pak fjalë kur arrin në SHBA, pavarësisht suportit që gjen nga të afërmit që të presin, ti përsëri e nis nga zero me plot kuptimin e fjalës nga zero. Shembulli më i thjeshtë, sistemi amerikan ka kredit për çdo individ. Kur arrin këtu kredit është 0 sepse nuk ke histori dhe si rrjedhojë nuk mund të blesh dot psh makinë më kredi ose kësti do të të dalë shumë i lartë. Gjëja tjetër që përballesh është fakti që çdo eksperiencë apo diplomë universitare nuk njihet. Për diplomën ka një proces që duhet ta konvertosh dhe jo çdo profesion njihet. Këto dhe shumë të panjohura të tjera të sistemit amerikan e bëjnë 6 mujorin e parë deri në 1 vit shumë të vështirë.
Punët e para që ke bërë në Amerikë nuk lidhen fare me profesionin tënd. Çfarë mësimesh të dhanë ato përpjekje të hershme?
Pavarësisht çdo të panjohur apo sfidë që përballesh në fillim detyrimet si qiraja, ujë, drita, ushqimet e të tjera si këto duhen paguar, kështu që në fillim nuk ke luksin të kërkosh për punë në profesionin tënd por, të duhet të fillosh diçka të përballosh jetesën. Unë këtu në fillimet e mia kam punuar si shpërndarës picash mbasditeve, punoja në një fabrikë turni i tretë dhe për oraret kur bashkëshortja punonte kujdesesha për vajzen e vogël që në atë kohe ishte 1 vjeç. Te fabrika ku punoja turni i tretë nuk kisha mbushur as 2 muaj kur menaxheri i turnit m’u afrua me një copë letër dhe më tha, e di që ke vetëm 2 muaj por kam një pozicion me një pagese pak më të lartë (1 dollar më shumë në orë) dhe dua që të aplikosh. Kjo ishte ajo shkëndija e parë që më dha zemër të fokusohesha më shumë në qëllimin tim që një ditë të filloja punë në profesionin tim. Nga ajo bisedë dhe gjest kuptova që nëse ti tregon veten kultura e punës amerikane do të të japë hakun. Kështu filloi fokusi im për t’u përgatitur më mirë për profesionin tim. Kthesa e madhe në rrugëtimin tim ishte vendimi të vërtetoja njohuritë e mija me një çertifikatë që njiheja nga punëdhënësit amerikanë. çertifikata që mora në ata kohë quhet CCNA (Cisco Certificate Network Associate). 6-7 muaj pasi mora këtë çertifikatë rrjedha profesionale ndryshoi për mua pasi arrita të gjeja një punë si help desk dhe të kisha mundësi të avancoja përpara në rrungën e networkut.
Çfarë do të thotë për ty të jesh pjesë e Cisco-s dhe si arritja në këtë kompani ndryshoi mënyrën si sheh veten si profesionist shqiptar në diasporë?
Ishte viti 2017 kur unë kalova provimin e çNA dhe fillova punë në profesion, atje e kuptova rrëndësinë e certifikimeve, të paktën në profesionin tim, dhe mbi të gjitha e ktheva qëllim në vetvete që një ditë do punoj për Cisco. është kjo kompani që ka çertifikatat më të mira në treg dhe që nihen dhe respektohen nga kompanitë e tjera të mëdha si Amazon, Microsoft, Google.
Të jem pjesë e Ciscos absolutisht është krenari, por dhe përgjegjësi e shumë e madhe. Ne suportojmë një gamë të gjërë institucionesh duke filluar nga spitalet, agjenci shtetërore, si policitë, zjarrfikësit, ushtritë, institucione financiare kështu që mund të kuptohet lehtë sa jetike janë këto institucione dhe përgjegjësitë që përfshihen.
Në një kohë kur shumë të rinj dorëzohen përballë vështirësive, cili është mesazhi më i sinqertë që dëshiron t’ju përcjellësh atyre nga përvoja jote?
Midis Shqipërise dhe Amerikës kam 21 vite karrierë, dhe gjeja që kam mësuar më mirë është që gjerat e mira nuk vijnë lehtë, por nqs besoni te vetja ato gjithmon vijnë. Mua më ka marrë afro 400 aplikime në 4 vjet përpara se të pranohesha tek Cisco, nuk do të thotë që gjithmonë ishte faji im që nuk përzgjithesha, por kjo asnjëere nuk më pengoi të provoja përsëri. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është besoni te vetja, por jo vetëm kaq, punoni që të rrisni njohuritë profesionalë.
Si ka ndikuar trashëgimia kulturore shqiptare dhe këshillat e gjyshit në formimin tënd si njeri dhe si profesionist?
Shprehja jonë e famshme, “Punën e sotme mos e lër për nesër” vërtet që vlersohet, tregon përkushtim, dedikim. Në çdo punë që kam kryer këtu në SHBA, kam konstatur që ne shqiptarët jemi shumë të dedikuar ndaj punës, ne nuk para marrim në telefon të themi nuk vij dot në punë sot, kur marrim diçka vërtet e rendesishmë ka ndodhur. Gjyshi im ka punuar deri në moshën 81 vjeçare në bujqësi dhe blektori, më ka mësur shumë, por ajo më thelbësorja ishtë që puna është nder, nuk ka asnjë punë e bërë më djersën e ballit që duhet të të rëndet apo vijë zorr. Nga gjyshim nuk kam marrë shumë gene nga ana e fizikut, por jam shumë i bindur që përkushtimin dhe dedikimin në punë e kam prej tij.
A mendon ndonjëherë për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për të kontribuar me përvojën që ke fituar jashtë? Në ç’mënyrë do ta imagjinoje një kontribut të tillë?
Po e mendoj herë pas here, megjithëse nuk kam ndonjë plan konkret. Shikoj shumë potencial tek rinia shqiptare, dhe me ndihmën e Zotit shpresoj që një ditë Cisco të ketë një qëndër suporti në Shqipëri, ku inxhinerët e ardhësh të kënë mundësi të punojnë dhe rriten profesionalisht.
Dhe ndërsa ndan përvojat me brezin e ri, ai kujton me mirënjohje fjalët e gjyshit: “Puna është nder”. Është kjo filozofi që e ka udhëhequr përmes çdo prove, dhe që sot ai dëshiron t’ua kthejë vendit të tij, ndoshta një ditë, me një qendër Cisco në Shqipëri. Sepse sipas tij, potenciali është aty, mjafton dikush që të hapë derën e parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.