“40 under 40” nis podcast-et online - Business Magazine Albania

“40 under 40” nis podcast-et online

Projekti “40 under 40” është iniciativë e ndërmarrë nga platforma BLOconomy dhe startup Wood World Albania.

Projekti ka nisur në korrik 2021 dhe ka si qëllim të promovojë dhe mbështesë sipërmarrësit e rinj të cilët kanë  biznesin e tyre në  Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Projekti do të kalojë në 4 faza kryesore, ku faza e parë lidhet me nominimin nga cilido i një sipërmarrësi të suksesshëm në secilën prej trevave të përmendura më sipër, nominimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në fund të nëntor 2021.

Faza e dytë lidhet me publikimin e këtyre sipërmarrësve në kanalet e komunikimit të Bloconomy si website, facebook dhe instagram.

Faza e tretë lidhet me podcast-et online që do të transmetohen në youtube channel të BLOconomy.al, çdo të mërkurë në orën 20;10. Me datë 8 shtator nisi edhe podcasti i parë me tre sipërmarrësit panelistë që ndanë historinë e tyre në sipërmarrje, sfidat në biznes, ndikimin që pati pandemia si dhe risitë që secili prej tyre do të sjellë në vitin 2022.

Faza e fundit dhe finale lidhet me renditjen e 40 sipërmarrësve më të suksesshëm nën 40 vjeç, ku vlerësimi do të bëhet nga 9 anëtarë Bordi, sipërmarrës të suksesshëm në Shqipëri dhe rajon. Kjo fazë do të përmbyllet me publikimin e një reviste me 40 më të suksesshmit dhe profilet e biznesit të secilit prej tyre.

Nëse njihni një sipërmarrës të suksesshëm dhe dëshironi ta nominoni, atëherë klikoni në; bloconomy.al  ndërsa nëse dëshironi të shihni podcast-in e parë klikoni në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=10J-Y0bmwFU&t=2013s

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0