4 zakonet që ndihmojnë Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates të jenë produktiv

4 zakonet që ndihmojnë Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates të jenë produktiv


Mos e torturoni veten, kur shumë lehtë mund të ndiqni shembullin e sipërmarrësve më të suksesshëm të cilët produktivitetin e kanë të natyrshëm.

Këto janë 4 zakonet e produktivitetit që kanë ndihmuar Jeff Bezos, Bill Gates dhe Elon Musk t’i japin emër vetes.

Lajmi i mirë është që këto zakone janë të thjeshta dhe secili prej nesh mund ti zbatojë.

1. Ata i japin prioritet emailit

Bill Gates përdor tre monitor për të mos humbur asnjë mesazh gjatë ditëve të tij në Microsoft. Në një ekran shfaqej emaili i tij i ardhshëm, në një tjetër ai që lexonte dhe në ekranin e tretë kishte broëser e tij në rast se ai do të kishte nevojë të lidhte ndonjë link ose dosje.

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, krenohet me mënyrën e tij të thjeshtë të përdorimit të email-it për të bërë gjërat. “Kudo që të jetë e mundur unë përpiqem të komunikoj asinkron,” tha ai në një intervistë me Mashable. “Unë jam shumë i zoti kur vjen puna te emaili.”

Ndërkohë, Jeff Bezos është i njohur për dërgimin e email-eve në ekipin e tij vetëm me një pyetje, për ankesat e përdoruesve të pranuara në llogarinë e tij publike jeff@amazon.com. Kjo praktikë lejon që CEO i Amazon të delegojë çështje tek menaxherët e duhur pa shpenzuar shumë kohë.

2. Ata nuk drejtojnë mbledhje pa rezultate

Në librin “Business @ the Speed of Thought” të publikuar në vitin 1999, Bill Gates shkruan: “Mbledhjet e mira janë rezultat i përgatitjes së mirë.” Ai thotë se ju duhet të dërgoni me email dokumentat ose temat që do të trajtohen paraprakisht, në mënyrë që njerëzit të analizojnë çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Në këtë mënyrë ju do të trajtoni problemet, dhe jo thjesht t’i prezantoni ato.

Jeff Bezos përdor rregullin me dy pica për të drejtuar takime efektive. Thuhet se ai asnjëherë nuk organizon takime atëherë kur dy pica nuk mjaftojnë për të ushqyer të gjithë dhomën. Sa për Elon Musk, një ish-punonjës zbuloi në Quora se ai i pyeste punonjësit në mënyrë të drejtëpërdrejtë përse ata ishin pjesë e takimit nëse nuk kanë folur asgjë.

Shpjegimi është se takimet janë më produktive kur pjesëmarrësit janë të interesuar për të, edhe nëse ata japin një informacion ose implementojnë një zgjidhje.

3. Ata flenë aq orë sa e kanë të nevojshme

Shtetet e Bashkuara humbasin deri në 411 miliardë dollarë në GDP në vit për shkak të gjumit të pamjaftueshëm, sipas një studimi të vitit 2016 të kryer nga Korporata Rand, një organizatë jofitimprurëse. Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në aftësinë e trurit tuaj për të përpunuar informacionin dhe sjell pasoja negative në produktivitetin tuaj.

Rekomandohet që të flini mes shtatë dhe nëntë orë çdo ditë për të qenë energjik, por disa specialistë të gjumit, si Dr Michael Breus, thonë se secili prej nesh ka nevoja të ndryshme.
Për shembull, Bill Gates thotë se ka nevojë për 7 orë gjumë, Jeff Bezos fle 8 orë dhe Elon Musk ja del me 6 ose 6.5 orë.

Megjithatë, të gjithë pajtohen se kanë nevojë për 7-8 orë të plota për t’u ndjerë të aftë të përballojnë ditën. Vëzhgoni se sa orë pushimi i nevojitet trupit tuaj dhe sigurohuni që ta respektoni atë.

4. Ata stërviten

Ju mund të llogarisni produktivitetin në rritje midis shumë përfitimeve të stërvitjes. Studimet kanë treguar se aerobia, në mënyrë specifike, ndihmon në përmirësimin e aftësive të kujtesës dhe të të nxënit. Të tre sipërmarrësit – Jeff Bezos, Elon Musk dhe Bill Gates – e kanë stërvitjen pjesë të rutinës së tyre. Bezos dhe Musk zgjedhin peshëngritje dhe kardio, ndërsa Gates preferon vrapin në pistë, ndonjëherë duke parë emisione edukative.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0