4 zakonet dalluese të njerëzve të pasur - Business Magazine Albania

4 zakonet dalluese të njerëzve të pasur


Nga studimi i milionerëve dhe jo-milionerëve, eksperti i pasurisë Tom Corley thotë se janë katër zakone të përditshme që i dallojnë njerëzit e pasur nga pjesa tjetër.

Zgjimi herët. Corley ka zbuluar se njerëzit e pasur zgjohen tre orë para se të shkojnë në punë, duke e përdorur këtë kohë për të përfunduar detyra të ndryshme.

Kanë një listë me detyra të cilën e zbatojnë. Edhe në qoftë se ka vetëm pak gjëra në këtë listë, ata e përfundojnë çdo detyrë para mbarimit të ditës.

Kujdesi për shëndetin. Njerëzit e pasur stërviten, zgjedhin ushqimet që ata hanë dhe nuk konsumojnë alkool shumë shpesh.

Menaxhimi i kohës. Njerëzit e pasur nuk humbasin asnjë minutë të ditës së tyre. Ata janë gjithmonë duke bërë diçka për përmirësuar veten e tyre ose për të mësuar diçka të re.

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0