4 trende teknologjike që ndryshojnë pozitivisht vendin e punës - Business Magazine Albania

4 trende teknologjike që ndryshojnë pozitivisht vendin e punës


Mjedisi i punës është shumë i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin mendor, por edhe për produktivitetin dhe ecurinë e punës në kompani. Vendi i punës ndikohet nga një shumëllojshmëri faktorësh si; ndryshimi i ideologjive dhe ndikime të tjera të jashtme; pozitive apo negative.

Ndikim të madh ka edhe teknologjia. Këto janë 4 mënyrat se si teknologjia e ndryshon pozitivisht mjedisin e punës:

Vendi i punës po bëhet i sigurt

Që të ketë produktivitet dhe  kënaqësi të plotë një punonjës duhet të ndihet i sigurt në vendin e punës. Mbajtja e punonjësve bëhet duke menaxhuar sjelljet e dobëta. 59% e punonjësve që kanë vërejtur ndonjë sjellje të keqë kanë kërkuar një punë të rë.

Ariel Weindling, themelues i #NotMe, një program ku punonjësit mund të raportojnë problemet në vendin e punës, tregon se nëse punonjësit dhe punëdhënësit do të bashkëpunonin (kjo edhe duke përdorur mjetet teknologjike), mund të parandalohen incidentet apo diskriminimet në punë.

Bashkëpunimi më i lehtë se më parë

Teknologjia është mjaft e rëndësishme në ditët e sotme, padyshim edhe në vendin e punës. Pa teknologji bashkëpunimi mes punonjësve i lihet shansit dhe afërsisë. Me anë të mjeteve teknologjike të tilla si Slack dhe Google Dosc punonjësit mund të komunikojnë dhe bashkëpunojnë mes tyre kudo që ndodhen, pa u penguar nga koha apo vendndodhja fizike.

Sipas McKinsey, teknikat bashkëpunuese në vendin e punës mund t’a rrisin produktivitetin nga 20 deri në 30%.

Përmirësimi i bilancit të punës dhe të jetës është i mundur

Menaxhimi mes punës dhe angazhimeve të tjera në jetën personale mund të jetë i vështirë. Kjo rezultoi edhe nga një studim që ka kryer Ernst & Young, ku rezultoi se 76% e të punësuarve kishin vështirësi në balancimin e punës, familjes dhe detyrimeve personale. Për të qenë më produktivë në punën e tyre kompanitë mund t’u japin hapsirë punonjësve t’i përcaktojnë vetë oraret e tyre.

Për shkak të teknologjisë, fleksibiliteti është i mundur, pa sakrifikuar vendin e punës ose kohezionin. Programe të tilla si; Slack apo Trelomake i ndihmon kompanitë të caktojnë detyra, ndërsa në workplace nga Facebook mund të komunikohet me atë të bisedave ose video calls.

Teknologjia rrit mbështetjen e diversitetit dhe përfshirjen

Todd L. Piittinsky, profesor i teknologjisë dhe shoqërisë në Stony Brook University, ka thenë  se “sa më shumë anëtarët e një organizate të kenë diversitet dhe të shohin përfitimet e investimit, aq më e sigurt dhe elastike do të jetë shoqëria”. Diversiteti dhe përfshirja krijojnë një mjedis pozitiv në punë, të gjithë anëtarët e kompanisë duhet të dëgjohen dhe të ndihen të përfshihen në mënyrë që të ketë më shumë produktivitet.

Ndërkohë, punëtorët shpesh frikësohen se për shkak të teknologjisë mund ta humbin punën e tyre, sepse avancimet e teknologjisë po ndryshojnë vendet e punës për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Një punëdhënës mund të zgjedh t’i vendosë në dobi të punonjëve këto zhvillime, duke përmirësuar punën e tyre dhe si rezultat do të ketë me shumë kënaqësi të punonjësve, produktivitet dhe qëndrim në vendin e punës.

Besmira Koro

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0