4 shenja të qarta që tregojnë se jeni gati për të lënë punën

4 shenja të qarta që tregojnë se jeni gati për të lënë punën


“A është koha e duhur që të ndryshoj vendin e punës”? Kjo është pyetja që shumë shpesh na lind brenda vetes. Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të një pozicioni të ri pune, normalisht më të mirë se ai që ushtrojnë. Të kërkosh rritjen tënde në karrierë, përkthehet në një besim në vetvete dhe dëshirë për rritje njëkohësisht.

Kërkimi për një punë të re, na frikëson gjithmonë. Të tilla, të frikshme, janë pjesa më e madhe e ndryshimeve. Njerëzit nuk besojnë se mund të marrin diçka më të mirë, ose kanë frikë se angazhimi tjetër do të jetë i tmerrshëm. Me pak fjalë, kanë frikë të marrin një vendim që lidhet me ndryshimet.

Për shkak të kësaj, ata nuk i shohin sinjalet e qarta se diçka në punën që po bëjnë është e gabuar dhe zgjedhin të qëndrojnë në të, në vend që të gjejnë diçka që u shkon më shumë për shtat. Por nëse puna nuk ju jep më entuziazëm, nëse po sjell negativitet në jetë, nëse nuk ju bën të lumtur, ka ardhur momenti që të bëni një ndryshim.

Lexo: Si të fitoni një vend pune pa qenë të kualifikuar

Për shkak të kësaj, shumë njerëz humbasin shenjat e qarta se diçka nuk është në rregull me punën që ata bëjnë, dhe ata zgjedhin të qëndrojnë aty,  në vend se të gjejnë një përshtatje më të mirë. Por nëse puna juaj nuk po sjell rezultatin e dëshiruar tek ju dhe po bëhet toksike, atëherë është koha për të bërë një ndryshim.

Përqëndrohuni në kërkimet tuaja dhe mësoni nga përvojat e së kaluarës, në mënyrë që ata të mos përsëriten më.

Nëse po “luftoni” se edhe sa duhet të qëndroni dhe se kur të ikni, më poshtë janë katër shenja të mjaftueshme dhe të qarta që tregojnë se largimi do të ishte zgjedhja më e mirë.

Nëse puna juaj  po sjell toksicitet në jetën tuaj, nëse jeni të pa vendosur nëse është koha e duhur për  të lëvizur, në këtë artikull ju paraqesim 4 shenja të qarta që tregojnë se është koha për t’u larguar nga puna juaj momentale dhe të kërkoni atë që ju mendoni se meritoni.

Shenjat që ju tregojnë se është koha për të lënë punën tuaj:

  • Ju nuk mund t’i ndryshoni gjërat që ju sjellin pakënaqësi në punë – shefin tuaj, kulturën e punës apo projektet në të cilat jeni duke punuar.
  • Ju keni filluar të mbani shënim ditët gjatë të cilave keni qenë të mbingarkuar dhe pas disa muajsh monitorimi, numri i këtyre ditëve është më i madh se sa numri i ditëve gjatë të cilave ju jeni të entuziazmuar dhe energjik.
  • Ju jeni manipuluar që të besoni se nuk do të gjeni një punë më të mirë askund tjetër.
  • Kur ju bëni të ditur pakënaqësitë tuaja, ju bëhen thjesht oferta për më shumë para, por asgjë tjetër.

Lexo: Ja cilat janë 10 arsyet që ju detyrojnë të lini punën

Nëse katër pikat e lartëpërmendura ju mundojnë prej kohësh, atëherë është koha për të filluar të bëni ndryshime në karrierën tuaj. Është koha të gjeni një punë që kur të ngriheni në mëngjes të shkoni plot emocione drejt saj.

Gjetja e një pune që është e përshtatshme për ju është një aftësi, dhe ju mund të argëtoheni më shumë duke mësuar atë me një ekspert që ju tregon rrugën. Mos lejoni që frika t’ju pengojë të zhyteni, thjesht sigurohuni që të merrni ndihmën, udhëzimin dhe mbështetjen e duhur.

Nëse e bëni këtë, jo vetëm që do të shmangni zgjedhjen e një pune të gabuar, por edhe të bëheni të aftë në administrimin më të lehtë të tranzicioneve të tjera.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0