4 këshilla nga Richard Branson për një biznes të "lulëzuar"

4 këshilla nga Richard Branson për një biznes të “lulëzuar”


Në vitet 1990, kompania Virgin pati një zgjerim në shumë sektorë të tjerë: industrinë tekstile, kozmetike, madje edhe me shërbimin e  organizimit  të dasmave  me firmën  “Virgin Brides”. “Ato startup-e u themeluan nga lidera pasionantë , të cilët ofruan produkte dhe shërbime interesante,” thotë Riçardi. “Por  fatkeqësisht, ajo që u mungoi disave prej këtyre nismave, ishte aftësia për të mbijetuar dhe për të lulëzuar në terma afatgjatë biznesi.” 

 

Dyqani “Virgin Brides” u lançua në mes të Tragalgar Square në Londër-“një lokacion që tregonte se jo vetëm e kishim marrë seriozisht në shërbimet e dasmave, por edhe se po sillnim një shije të re ‘glamour’ në industri.”

Por nuk qe e thënë që të ecej drejt asaj rruge. “Pas disa vitesh, ne vendosëm t’i ndërprisnim operacionet,” thotë ai. “Stafi, shërbimet, produktet ishin të gjithë të shkëlqyer, por kostoja që rëndonte për rritjen e biznesit nuk ishte proporcionale me pjesën e tregut që synonim të tërhiqnim.

“Nuk e gjykuam ashtu siç duhej modelin e biznesit, dhe Brides duhet të ishte një sipërmarrje e madhe për të merituar emrin e brandit tonë.”

Por çfarë na këshillon Branson-i për të ngritur një biznes të suksesshëm në një treg kompetitiv?

1. Bëj kërkime në tregun që synon

Shpeshherë idetë e biznesit lindin pikërisht nga një nevojë e paplotësuar me produktin apo shërbimin aktual që ofrohet në treg. Ka diçka që të pëlqen rreth një produkti, por që atij i mungon dhe ti e di që edhe shumë të tjerë do ta pëlqenin. Ky është momenti kur  ke shansin për të krijuar diçka që ti vetë do ta doje dhe mund t’ua ofrosh edhe të tjerëve.

Çfarë është ajo që i mungon konkurrentëve për momentin, po industrisë në përgjithësi? Si mund të adresohet nevoja e re?

2. Për çfarë do të dallohet biznesi yt?

 Kjo do të thotë të fokusohesh në një pjesë të caktuar të operacioneve të kompanisë tënde.

Si mund të jetë ndryshe biznesi yt? A  është specialiteti juaj në një lloj të caktuar  të ofrimi të produktit ose shërbimit?

Eshtë diferencimi i kompanisë suaj nga konkurrentët që ju sjell klientë.

3. Strategjia e duhur online, promocioni efektiv

Në mënyrë  që t’i tërhiqnim klientët në dyqanin tonë  në Londër  në  vitet 1990, jemi mbështetur në një grup PR-i për të shfaqur biznesin tonë në titujt kryesorë të gazetave. Përveç kësaj bëmë edhe reklamime në revista prestigjioze lifestyle të kohës.

Por në ditët e sotme nuk mund ta lidhim biznesin me pozicionin gjeografik apo reklamimin tradicional, prandaj kujdesuni të ndërtoni një website-i  për biznesin që është lehtësisht e përdorshme nga audienca. Krijoni një rrjet të mirë të mediave sociale dhe mbajini ato. Nëse u ofroni oferta speciale me  një përmbajtje interesante si për shmbull ‘Këshilla si të organizojmë një dasmë’, do të siguroni ndjekës të rinj nëpërmjet rekomandimeve  të “thashethemaxhinjve”.

4. Bashkëpuno me njerëz dhe partnerë të ‘mëdhenj’

Nuk mund të keni sukses vetëm se nuk ju mungon pasioni në punë. Përveç një lidershipi të fortë dhe një stafi të konsoliduar, një sipërmarrje në fushën e organizimit të dasmave ka nevojë edhe për një grup të vogël njerëzish që ndihmojnë me planifikimin, qepjen, kateringun, fotografimin dhe udhëtimet, pra ky ishte rasti i biznesit tonë. Do të keni nevojë për një ‘tufë besnike’ furnitorësh që do t’ju  ofrojë ujdi të mira. Andaj duhet të mendoheni mirë se cili do të jetë stafi i kompanisë suaj dhe se si mund ta realizojnë ata suksesin.

Nuk di t’ju këshilloj në mënyrë specifike rreth skuadrës suaj të punës, por ju them të punësoni individë me aftësi specifike. Kur nisëm me linjën ajrore të Virgin, rekrutova njerëz si Roy Gardner dhe David Tait, të dy oficerë shumë të talentuar të linjave ajrore, të cilët më ndihmuan ta ngre biznesin nga fillimi. Këta njerëz mund të kushtojnë më tepër, por ekpertiza dhe ekperienca e tyre kursen gabime që kushtojnë më tepër se ajo që “kushtojnë” ata vetë.

Nëse i zbatoni këto katër hapa ashtu siç duhet dhe bashkëpunoni  me njerëz që dinë t’ju këshillojnë drejtë, pa dyshim që biznesi juaj do të ketë mundësi fantastike për të qenë i begatë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0