4 kërkesat e biznesit për heqje taksash vitit të ardhshëm - Business Magazine Albania

4 kërkesat e biznesit për heqje taksash vitit të ardhshëm


Në ditët kur po diskutohet buxheti i shtetit për vitin 2019 dhe paketa fiskale që e shoqëron atë, sipërmarrjet dëgjohen po ashtu në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë

1-Heqje e taksës së infrastrukturës në ndërtim. Shoqata e ndërtuesve është shprehur kundër kësaj taksë. Sipas ndërtuesve, kjo taksë ka rritur çmimin e apartamenteve me 100 Euro për metër katrorë.

2-Të bëhet 0 Tatimi mbi Dividendin. Propozimet aktuale janë për uljen nga 15 % në 8%, por Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi që tatimi mbi dividentin të bëhet zero.

3-Të mos taksohen aksionet e kompanive të huaja në Shqipëri që tregtohen në bursa. Edhe kjo kërkesë vjen nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

4- Heqje e detyrimit për të vendosur telekamera. Kjo ishte kërkesë e Dhomës Italiane të Tregtisë. Ajo kërkoi shfuqizimin e ligjit që i detyron bizneset të vendosin telekamera, pasi ky veprim është thjeshtë një taksë të fshehtë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0