4 gabimet që bëjnë të gjithë kur përpiqen të shtojnë proteina, a je... - Business Magazine Albania

4 gabimet që bëjnë të gjithë kur përpiqen të shtojnë proteina, a je edhe ti mes tyre?

Tashmë që suplementet, shufrat proteinike dhe ushqimet “high-protein” janë kthyer në modë, është e rëndësishme të kuptojmë se si mund ta shtojmë proteinën në dietë në mënyrë të shëndetshme, pa humbur lëndët ushqyese të tjera esenciale. Eksperti britanik i ushqyerjes, Dr. Tim Spector, një nga zërat më të besuar në fushën e shkencës ushqimore, na ofron një qasje ndryshe, më realiste dhe gjithëpërfshirëse.

Lexo gjithashtu: Madridi shpallet kryeqyteti i kulinarisë së Europës për vitin 2025

Proteina, e rëndësishme, por jo dhe aq

Proteina është një nga tre makronutrientët bazë (së bashku me yndyrën dhe karbohidratet) dhe i vetmi që na furnizon me aminoacide thelbësore për ndërtimin e muskujve, hormoneve, imunitetit dhe madje edhe për shëndetin e flokëve dhe lëkurës. Por sipas Dr. Spector, shumica e njerëzve në SHBA dhe me shumë gjasa edhe në vende të tjera të zhvilluara marrin dyfishin e proteinës së nevojshme.

“Ajo që na mungon realisht është fibra,” thekson ai. “Ndërsa vrapojmë pas proteinës për të pasur trup perfekt, harrojmë përbërësit që na mbajnë vërtet të shëndetshëm.”

Për të ruajtur ekuilibrin, ja 4 mënyra të thjeshta dhe të shijshme për të shtuar proteinën në dietën tuaj pa humbur fibra, vitamina apo mikronutrientë të vlefshëm:

Fasule, superushqimi i nënvlerësuar

Të lira, të shumëllojshme dhe të pasura me proteina bimore, fasulet janë heronjtë e heshtur të dietës së shëndetshme. Qoftë të zeza, të kuqe, qiqra apo soje, ato janë gjithashtu të pasura me fibra dhe polifenole, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe luftojnë inflamacionin.

Lexo gjithashtu: Alarm për bujqësinë, Shqipëria një nga importueset më të mëdha të ushqimeve në Europë

Drithërat e plota, më shumë se burim karbohidratesh

Shumë e kanë harruar faktin se drithërat e plota si tërshëra, elbi, quinoa dhe buka integrale përmbajnë sasi të konsiderueshme proteinash. Tërshëra, për shembull, ka pothuajse aq proteina sa vezët!

Zëvendësoni mishin herë pas here

Dr. Spector nuk është kundër mishit, por sugjeron ta konsumojmë me masë. Alternativat bimore si fasulet ofrojnë proteina pa kolesterol dhe me më shumë fibra. Filloni me “një ditë pa mish” në javë dhe eksperimentoni me recetat vegjetariane.

Arrat dhe farat, të vogla por superushqyese

Shpesh shmangen për shkak të përmbajtjes së lartë yndyre, por kjo është një yndyrë e shëndetshme, që ndihmon në funksionin e trurit dhe zemrës. Plus, ato janë të mbushura me vitamina, minerale dhe proteina. Shtoni fara liri apo bajame në kos, sallatë ose tërshërë. Gjalpi i kikirikut pa sheqer apo kripë të shtuar është gjithashtu një opsion i shkëlqyer.

Mos u magjepsni pas etiketës “high-protein”. Shikoni për cilësinë, jo sasinë. Zgjidhni më shumë ushqime bimore, shmangni produktet shumë të përpunuara dhe kujdesuni që dieta juaj të jetë e pasur, e balancuar dhe natyrale.

Sikur ta mendonim më shpesh ushqimin si një aleat dhe jo si një numër kalorish, do të ushqeheshim më mirë dhe do të ndiheshim më të fuqishëm, pa rënë në kurthin e trendeve të rreme.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0