33 raste me COVID-19, rritet numri i pacientëve të shtruar në spital

33 raste me COVID-19, rritet numri i pacientëve të shtruar në spital

COVID-19

33 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1995. 82 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, duke shënuar shifrën më të lartë të pacientëve të hospitalizuar që prej fillimit të pandemisë. 10 prej pacientëve janë në terapi intensive, një është i intubuar.

Të infektuarit e rinj janë 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Lexoni: Deindividualizmi; si sillemi kur ndihemi anonimë

Eugena Tomini, nga ISHP, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 24 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1995 të infektuar,

– 44 viktima;

– 1159 të shëruar,

– 792 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 22 qershor sipas qarqeve është:

Tiranë, 366 pacientë aktivë,

Durrës, 150 pacientë aktivë,

Shkodër, 133 pacientë aktivë,

Vlorë, 54 pacient aktivë,

Fier, 37 pacientë aktivë,

Elbasan, 10 pacientë aktivë,

Korçë, 18 pacient aktivë,

Lezhë, 14 pacient aktivë,

Kukës, 8 pacientë aktivë,

Gjirokastër, 1 pacient aktiv,

Berat, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0