31 universitete europiane dhe 55 biznese në "Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit" sot në Prishtinë - Business Magazine Albania

31 universitete europiane dhe 55 biznese në “Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit” sot në Prishtinë

Panairi i Karrieres Kosove

Sot në hapësirat e Kolegjit Universum është mbajtur Panairi i Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit, më i madhi i këtij lloji i mbajtur ndonjëherë në Kosovë.

Panairi u karakterizua me një numër të madh të studentëve të interesuar për t’u bërë pjesë e tregut të punës dhe të tjerëve për të vazhduar studimet në një nga universitetet jashtë vendit.

Nën organizimin e Kolegjit Universum, në Kosovë zbarkuan 61 përfaqësues nga 31 universitete prej 17 shtete nga Bashkimi Europian dhe Turqia.

Panairi i Karrieres Kosove

Përveç përfaqësuesve të universiteteve, në panair ishin pjesëmarrëse 7 ambasada me mision në Kosovë dhe 55 biznese që ishin të gatshme për të rekrutuar studentë në punë.

Hapja e panairit u bë nga profesori Filip Ruxho, i cili tha se bashkëpunimi me universitetet ndërkombëtare dhe bizneset aktive nderon aktivitetin dhe kolegjin.

“Kolegji Universum u kushton një rëndësi të veçantë cilësisë së studimeve dhe në të njëjtën kohë i kushton vëmendje bashkëpunimit me industri, duke u ofruar studentëve praktikë dhe studime duale”, tha ai, teksa theksoi se 80% e studentëve të këtij kolegji kanë përfituar një kontratë pune.

Gjithashtu, ishte edhe drejtori i Kolegjit Universum, Alejtin Berisha i cili tha se ofrimi i mundësisë për studime jashtë vendit është një prej prioriteteve kryesore.

“Jam shumë krenar të them se, përveç që jemi institucioni më i ndërkombëtarizuar në Ballkan para Universitetit të Sarajevës, para Universitetit të Tiranës, 52% e të gjitha shkëmbimeve që ndodhin në Kosovë me universitete në Evropë, vijnë nga Kolegji Universum”, tha Berisha.

Ky panair ka hapur dyert e shumë të rinjëve për të ardhmen e tyre, teksa kanë pasur rastin të takohen edhe me ish-studentë të cilët kanë përfituar nga lidhja e Kolegjit Universum me universitetet ndërkombëtare.

Për më shumë informata aktiviteteve në Kolegjin Universum, ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0