3 Mite për gjumin që po dëmtojnë shëndetin tonë
Përditësuar së fundmi: 19/04/2019

3 Mite për gjumin që po dëmtojnë shëndetin tonë

Share
nga Neada Muçaj
Pri 19, 2019

Gjumi është thelbësor për mirëqenien tonë, por shumë njerëz e injorojnë këtë fakt duke ndjekur një rutinë të vakët.

Kërkime të shumta tregojnë se privimi i gjumit shkakton krijimin e problemeve të ndryshme shëndetësore si depresioni, ankthi, demenca, presioni i lartë i gjakut, diabeti, probleme kardiovaskulare, vdekje e parakohshme, etj, por keqkuptimet përsa i përket orarit të nevojshëm të gjumit vazhdojnë të qarkullojnë në internet.

Sipas studimit të bërë nga Universtiteti i New York “Langone Health School of Medicine”, ekzistojnë disa mite mbi konceptin e gjumit. Rebecca Robbins, drejtuese dhe autore e studimit ri rendit ato në tre pika:

  1. Të flesh më pak se shtatë orë është normale (jo e vërtetë!)
  2. Është normale të qendrosh në shtrat kur nuk të zë dot gjumi (as kjo nuk është e vërtetë!)
  3. Gërhima është e bezdishme, por jo e rrezikshme (përsëri, jo e vërtetë!)

Fakt: Ke nevojë për të paktën 7 orë gjumë

Edhe pse një e treta e popullsisë fle më pak se shtatë orë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ne na duhet midis shtatë dhe 10 orë gjumë, në varësi të moshës.

“Shumë njerëz mendojnë se ka disa individë që u duhen vetëm pesë orë gjumë, por faktet tregojnë se të flesh të paktën shtatë orë është jetësore për shëndetin”, tha Robbins. Vazhdimisht të pushosh pesë orë ose më pak rrit mundësinë e të paturit sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme, nënvizon ajo.

Fakt: Ngrihu nga shtrati nëse nuk mund të flesh pas 15 minutash

Ekziston një ndjenjë instikti për t’u rrotulluar në shtrat deri sa të flemë përfundimisht. Dhe pse mund të duket e palogjikshme, të ngrihesh nga shtrati është çelësi nëse nuk të zë gjumi. “Të shtrihesh dhe të mos flesh është njësoj si të qëndrosh në një pistë vrapimi dhe të mos lëvizësh”, thotë me shaka Robbins. Ajo këshillon që të ngrihesh nga shtrati dhe të mos krijosh pa dashje një bashkëveprim mes pagjumësisë dhe krevatit tënd. “Mbaji dritat fikur, bëj diçka që nuk stimulon trurin për të qëndruar zgjuar si për shembull leximi i një libri të mërzitshëm dhe më pas mund të rikthehesh në shtrat kur je i lodhur sërish,” thotë ajo,

Fakt: Gërhima mund të jetë një simptomë e rëndë gjumi

Ndërkohë që të gërhasësh është e zakonshme, nuk është gjithnjë e bezdisshme. “Kur është e vazhdueshme dhe kur ka pauza të përsëritura në frymëmarrje, ju mund të vuani nga apnea, një gjendje e lidhur me indeksin më të lartë të masës së trupit”, tha Robbins.

Apnea duhet të trajtohet për të ulur riskun e të paturit probleme të tjera, si ataku kardiak, pompimi i arterieve, asma, presioni i lartë i gjakut dhe çrregullime të tjera. Bashkëautori i saj, Girardin Jean-Louis, shton se apnea e gjumit është shumë pak e njohur dhe rrallë raportohet gjatë rutinës së provimeve të shëndetit fizik.

“Pjesa më e madhe e njerëzve që gërhasin marrin një diagnozë për apnean e gjumit, vetëm atëherë kur ata bëjnë një kontroll për gjumin,” thekson ai. Nëse e di se je një gërhitës kronik, është e nevojshme t’i trajtosh simptomat seriozisht.

/ThriveGlobal