3 mënyra për të rritur përgjegjësinë sociale në modelin tuaj të biznesit

3 mënyra për të rritur përgjegjësinë sociale në modelin tuaj të biznesit


Të gjithë sipërmarrësit socialë, së pari janë sipërmarrës. Drejtimi i një biznesi fitimprurës do të thotë sigurimi i një modeli të qëndrueshëm dhe përshkallëzues i biznesit. Por, objektivi i një biznesi social janë: ndikimi dhe fitimi. Shembujt janë të plotë nëpër botë.  E tillë është edhe kompania e Joyce Lim, Sprout Collection.

Ajo e themeloi pasi përpiqej të gjente rroba të përballueshme ekonomikisht gjatë shtatzënisë së saj. Lim thotë se kompania ka dy qëllime: të ndihmojë në reduktimin e kostove të veshjeve të shtatzanisë dhe të jetë më miqësore me mjedisin.

Përgjegjësia sociale e korporatave nënkupton që kompanitë dhurojnë në mënyrë strategjike një pjesë të fitimeve të tyre. Më poshtë keni tre shembuj se si sipërmarrësit socialë kanë ndikuar në modelin e tyre të biznesit.

 Fuqizim i blerësve

Themeluesja Barb Stegemann drejton The 7 Virtues, një kompani parfumesh që blen të gjithë përbërësit nga fermerët në rajonet e konfliktit si Ruanda, Haiti dhe Afganistani. Ajo inkurajon të gjithë pronarët e bizneseve të vogla, që të rishikojnë zinxhirët e tyre të furnizimit dhe të marrin në konsideratë alternativa të efektshme. Pyesni veten: Çfarë inputesh përdorni dhe a mund të jenë më të përgjegjshëm? Nëse është kështu, ndërtoje në këtë mënyrë zinxhirin e vlerës. Mund të dëmtojë fitimet në fillim, por mund të krijojë ndikim social që tejkalon humbjen e perceptuar.

Lexo: 3 mënyra fantastike për të financuar biznesin tuaj, pa ndarë fitimet ose kapitalin

Vendosni një program “blej një dhuratë”

Toms Shoes është i famshëm për programin e dhurimit të këpucëve. Për çdo palë të shitur, Toms dhuron një palë këpucë për dikë që ka nevojë për to. Duke i lejuar konsumatorët të ndjehen mirë për blerjen e këpucëve, Toms krijoi një model të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha një biznes të rëndësishëm. Njerëzit ndjehen më të ndërgjegjshëm për mënyrën si ata konsumojnë, duke zëvendësuar pendesën e blerësit me ndjenjat e kontributit dhe mirënjohjes.

Përqendrohuni në një model biznesi “me qira”, mos e blini

Produktet shpesh u mbijetojnë përdoruesve të tyre, kështu që zgjidhja më e mirë është që atë t’a marrësh me qira. Sa herë që duhet të paguani çmimin e plotë për diçka që përdorni vetëm me kohë të pjesshme, ekonomia na tregon se mund të jetë më mirë të marrësh me qira. Apo në rastet kur duhet të udhëtoni në një vend tjetër, zgjidhja më e mirë është të marrësh një makinë më qira, sesa t’a blesh atë.

Gjatë dekadës së fundit, ekonomia ka lëvizur nga pronësia e aseteve, në përdorim të përkohshëm të tyre. Nëse njerëzit dikur aspironin të mbajnë shtëpinë dhe makinën e tyre, gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të marrin me qira shtëpitë dhe të përdorin shërbimet e ndarjes së makinave si Uber dhe Lyft. Ky ndryshim ka sjellë shumë ndikime në ekonomi, në mjedis dhe në mënyrën se si po zhvillohet jeta. Kjo ka ndikuar edhe në modelet e biznesit.  Modeli i biznesit me përgjegjësi sociale, synon të gjenerojë fitim për aksionarët, duke ofruar njëkohësisht vlerë për palët e interesuara, gratë që blejnë rrobat në rastin e Joyce Lim.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0