3 këshilla për përmirësimin e kujtesës tuaj

3 këshilla për përmirësimin e kujtesës tuaj

kujtesë

Jim Kwik, i vetëquajtur si trajner i trurit, beson se harresa mund të jetë e kushtueshme për sipërmarrësit.

“Kam harruar” janë dy nga fjalët më të kushtueshme në jetën tonë dhe në bizneset tona,” tha Kwik gjatë seancës së fundit në serinë e webinareve të Inc. Të harroni një bisedë apo emrin e dikujt, mund të ketë një efekt negativ në jetën tuaj, shtoi ai.

Për fat të mirë, parandalimi i harresës është më i lehtë nga sa mendoni. Pavarësisht nëse keni një kujtesë të mirë apo jo, kryesorja është të keni një kujtesë të stërvitur, thotë Kwik.

“Nëse ende nuk keni një kujtesë të shkëlqyer, kjo ndodh vetëm sepse ju nuk keni mësuar se si të mbani mend “, shtoi ai.

Kwik ka përvojë me këtë: Në moshën 5 vjeç, ai pësoi një dëmtim në tru dhe kishte vështirësi në shkollë. Pasi dështoi në një detyrë, ai i tha vetes se ishte për shkak të “trurit të tij të thyer”. 25 vjet kaluan dhe ai tashmë është një autor shumë i lexuar dhe themelues i dy kompanive: Kwik Learning, një program trajnimi për leximin e shpejtë dhe përmirësimin e kujtesës dhe Superhero You, një komunitet global i studentëve.

Lexoni: The Serif dhe The Frame – ikona të kombinimit të teknologjisë dhe artit

Kwik beson se mund ta stërvitni mendjen tuaj për ta bërë një super kompjuter dhe ta shfrytëzoni atë në avantazhin tuaj. Këshillat e tij vijnë nga libri i tij i fundit, Limitless: Përditësoni trurin tuaj, mësoni gjithçka më shpejt dhe shkyçni jetën tuaj të jashtëzakonshme (Limitless: Upgrade Your Brain, Learn Anything Faster, and Unlock Your Exceptional Life ),  i cili u botua në prill.

Këtu janë tre nga këshillat e Kwik për përmirësimin e kujtesës suaj.

1. Motivimi

Ka një arsye që ju mbani mend disa emra dhe harroni disa të tjerë. Kjo lidhet me motivimin tuaj për të kujtuar, tha Kwik. Nëse mendoni se dikush do të jetë një lidhje e mirë biznesi, ka më shumë të ngjarë ta mbani mend emrin e këtij personi. Gjeni motivimin tuaj për të kujtuar, sepse, shtoi Kwik, “arsyeja korr rezultate”.

2. Vëzhgimi

Shumë njerëz fajësojnë harresën, por çelësi për të trajnuar kujtesën tuaj është në të vërtetë vëmendja, tha Kwik. Për të siguruar që do të mbani mend atë që dëshironi, përqendrohuni tek dëgjimi. Për shembull, jini dëgjues aktiv kur dikush po flet, në vend që të mendoni për përgjigjen tuaj.

3. Metodat

Kwik inkurajoi njerëzit të kërkojnë mënyra të reja të të mësuarit dhe të mos mbështeten vetëm në metodat tradicionale, që kanë mësuar në shkollë.

“Ne jetojmë në një botë të makinave autonome dhe anijeve kozmike, që shkojnë në Mars,” tha Kwik. “Por automjeti ynë, që kemi zgjedhur për arsimin është shpesh një mashtrim.”

Praktikimi madje edhe i teknikave të thjeshta, të tilla si pushimet pesë minutëshe, konsumimi i shpeshtë i ujit dhe ushtrimet, mund të përmirësojnë kujtesën, sipas Kwik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0