3 hapa për të verifikuar idenë tuaj - Business Magazine Albania

3 hapa për të verifikuar idenë tuaj

3 hapa për të verifikuar idenë tuaj

Idetë më të mira shpesh nuk vijnë nga themelues që kanë aftësitë teknike për to, por nga njerëz që e kuptojnë thellësisht problemin që adresojnë. Megjithatë, këta themelues shpesh janë të dekurajuar nga dyshimet dhe e shpenzojnë gjerësisht kohën për vënien në pikëpyetje të vetes në çdo hap. Si mund ta dini se ideja juaj është vërtet e mirë dhe se ju duhet që ta ndiqni atë? Ndiqni këto tre hapa që sugjerohen në këtë artikull si një mënyrë për të verifikuar idenë tuaj.

Hapi 1: A keni një avantazh konkurues?

Avantazhi konkurues i referohet një avantazhi unik dhe të vështirë për t’u kopjuar që e veçon një biznes nga konkurrentët e tij. Mund të jetë një teknologji, partneritete ekskluzive, të dhëna të vlefshme ose ekspertizë e specializuar e një ekipi. Gjasat janë që ju nuk jeni i pari që keni atë ide ose që synoni adresimin e një problemi të caktuar. Ndoshta ju keni disa njohuri specifike për problemin, lidhjet brenda industrisë ose përvojë të mëparshme në atë sektor. Pra ju nuk keni vetëm një konceptim të idesë, por edhe dini dhe keni të qartë se si do ta realizoni atë në mënyrë praktike dhe si do të jeni unik në përqasjen tuaj.

Për shembull, dikush mund të ketë një ide dhe një vizion të qartë për AI personale shumë të sigurt…por ai individ nuk është në pozicionin më të mirë për ta ndërtuar atë. Nuk ka përvojë të mjaftueshme në blockchain ose atë aspekt të veçantë të teknologjisë së avancuar. Pra, në vend të kësaj, ai individ do të jetë në kërkim të njerëzve që tashmë e kanë ndërtuar atë, ose që janë kompetent dhe mund ta ndërtojnë atë.

Hapi 2: Mblidhni sinjale

Nëse ideja juaj kalon hapin 1, është koha të filloni të veproni. Merrni hapat fillestar në shumë drejtime. Hulumtoni për pozicionimin e produktit tuaj në treg, çmimet e mundshme dhe një skicim për ecurinë në terma afatgjatë të modelit tuaj të biznesit. Përmblidhni pikat kryesore nga të dhënat tuaja. Jini fleksibël në implementimin dhe ndërtimin e idesë tuaj. Gjithashtu bisedoni me njerëzit për të dhe ndani idetë tuaja në mënyrë që të merrni këndvështrime të ndryshme që ju shërbejnë për formësimin sa më të mirë të produktit tuaj. Por kini kujdes të jini selektiv me kë e ndani dhe dini paraprakisht se çfarë keni nevojë prej tyre në raport me idenë që po realizoni. Dhe jini të hapur për kritikat dhe sugjerimet që  do t’ju vijnë. Kjo do ju lejoj të merrni këshillat e tyre për ato aspekte që ju vlejnë të rriteni, pa konsideruar egon dhe pa qenë fanatik nga mënyrave tuaja të të menduarit për aspekte të ndryshme të idesë.

Lexo edhe: Amazon mbush 30 vjeç. Çfarë vjen tani e tutje?

Pas gjithë kësaj kujtoni se shpesh është instinktive t’ia transferosh gjykimin ose peshën e vendimeve dikujt tjetër, por në fund të ditës askush tjetër nuk është në këpucët tuaja. Ndërsa ju merrni vazhdimisht të dhëna, dijeni se njerëzit e tjerë nuk munden, siç thotë Glennon Doyle, t’ju japin gjithnjë udhëzime efikase për një vend që nuk kanë qenë kurrë.

Hapi 3: A është kjo një ide, apo një dije?

Sinjalet e jashtme që keni mbledhur në hapin e dytë sigurisht që mund të ndodh të jenë edhe të gabuara. Merrni në konsideratë rastin e platformës Slack. Shumë njerëz e kishin të vështirë të besonin se Slack ishte një gjë e zgjuar dhe që ia vlente për t’u ndërtuar. Në letër, nuk ishte unike. Por në ekzekutimin e tij, ajo ishte. Krijuesit e Slack e dinin këtë, edhe kur sinjalet e jashtme u tregonin ndryshe. Në këtë hap, bëni reflektime me veten tuaj. A është kjo ide në përputhje me vlerat tuaja? A do t’ju ndihmojë të krijoni jetën që dëshironi? A do t’ju ndihmojë të rriteni në një drejtim në të cilin dëshironi vërtet të shkoni? Edhe nëse jeni ‘të frikësuar’, a ndiheni githsesi të motivuar për ta ndjekur këtë ide në rrugëtimin e saj të gjatë dhe se ajo ide vërtet ju përket dhe ju i përkisni atij rrugëtimi?

Nëse ideja juaj e kalon këtë hap, atëherë është koha të ndiqni mendjen tuaj dhe planet tuaja strategjike dhe të ndërmerrni hapa me besim.

Ndërsa ecni përpara në rrugëtimin tuaj, përpiquni tu përqaseni gjërave lehtë dhe pa theksime në ngarkesa emocionale ose në konsideratat ndaj të papriturave. Për këtë mund të mbani mend këtë mini rrëfenj  kineze Zen Koan si një  përqasje për jetën dhe sipërmarrjen.

Një ditë, një fermer kinez zgjohet dhe zbulon se kali i tij ka ikur. “Sa e tmerrshme,” thotë fqinji i tij, të cilës fermeri i përgjigjet: “Sa mirë, fat i keq, askush nuk e di”.

Disa ditë më vonë, kali kthehet dhe sjell një kalë tjetër. “Çfarë fati i mirë!” thotë fqinji, të cilit fermeri i përgjigjet: “Fat i mirë, fat i keq, askush nuk e di”.

Fermeri ia jep kalin shtesë djalit të tij, por kali e rrëmben djalin dhe ai i thyen këmbën. “Sa e tmerrshme,” thotë fqinji, të cilës fermeri i përgjigjet: “Fat i mirë, fat i keq, askush nuk e di”.

Në krahinë shpërthen lufta dhe të gjithë të rinjtë e aftë thirren për të luftuar. Për shkak të plagosjes së tij, djali i fermerit nuk përfshihet në kategorinë e atyre që duhet të shkojnë. “Çfarë fati i mirë!” thotë fqinji, të cilit fermeri i përgjigjet: “Fat i mirë, fat i keq, askush nuk e di”.

Kjo është një shëmbëlltyrë për tiu referuar në rrugëtimin e biznesit tuaj. Në fillimin tuaj ideja mund t’ju duket brilante por në fund mund të kuptoni se nuk ishte e duhura, mund të korrni një suskes të madh dhe më së fundi të dështoni, ose anasjalletas mund të jeni tejet skeptik në fillimet tuaja, mund të keni një sërë vështirësisë dhe sfidash që ju çojnë në prag dështimi dhe më së fundi të arrini sukses të plotë. Por ju nuk mund ta dini asnjëherë se për çfarë do ju shërbej ajo ndodhi, dhe çfarë do të arrini pikërisht nga shaku i ndodhjes së saj. Ndaj kujtoni gjithnjë se nëse është fat i mirë apo fat i keq, askush nuk e di. Mbetet për ju ta zbuloni në hapin e radhës të rrugëtimit tuaj.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0