3 hapa për pagesa me këste të detyrimeve tatimore    - Business Magazine Albania

3 hapa për pagesa me këste të detyrimeve tatimore   


Sipërmarrjet që kanë nënshkruar një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për pagesën me këste të detyrimeve, mund ta ndjekin ecurinë në kohë reale nëpërmjet modulit e-Filing.

Në llogarinë individuale të tatimpaguesit, në menynë “Kontabilitet” shfaqet menjëherë plani i pagesës, nga ku mund të gjenerohet “Urdhër Pagesa” e dedikuar vetëm për këtë plan. Pagesa do të mbulojë vetëm periudhën/periudhat e përcaktuara në këstin e radhës. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, ndërsa nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar.

Administrata Tatimore kujton tatimpaguesit që gjenden në situatë të vështrirë financiare, se ligji “Për procedurat tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 77, u jep të drejtën për të paguar me këste një detyrim tatimor të papaguar. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Tatime të një natyre të tillë, por pa u kufizuar vetëm në to, përmenden:

  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar
  • Tatimi në Burim
  • Kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore
  • Ndonjë lloj takse e cila llogaritet, mblidhet e mbahet nga tatimpaguesi

Hapat që duhen të ndiqen për të nënshkruar një marrëveshje të pagesës me këste janë:

Hapi 1

Kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar. (Shpjegoni rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.)

Hapi 2

Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.

Hapi 3

Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

Administrata Tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë, të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatëvonesave për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0