3 forma se si mund t'i falni më shumë dashuri vetes suaj! - Business Magazine Albania

3 forma se si mund t’i falni më shumë dashuri vetes suaj!

3 forma se si mund t'i falni më shumë dashuri vetes suaj!

Vetë-dhembshuria është aftësia për t’i folur vetes me mirësi dhe pa gjykim në momente stresi apo vështirësie. Ajo përbëhet nga tre elemente: ndërgjegjësimi, përbashkësia njerëzore dhe mirësia ndaj vetes. Ja si mund ta praktikoni në situata të vështira me forma të thjeshta:

1. Ndërgjegjësim – Prano momentin pa e ekzagjeruar

Ndërgjegjësimi ju ndihmon të pranoni stresin si diçka reale, por kalimtare. Është e rëndësishme të mos e injoroni ose lejoni që ai t’ju pushtojë. Thuajini vetes:

  • “Kjo është e vështirë, por kalimtare.”
  • “Është normale të ndihesh i tensionuar në këtë moment.”
  • “Ky është vetëm një moment vështirësie.”

2. Përbashkësia njerëzore – Kujto që nuk je vetëm

Stresi është pjesë e përvojës njerëzore. Të gjithë përjetojnë vështirësi dhe ky fakt mund t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të izoluar. Thuajini vetes:

  • “Nuk jam vetëm.”
  • “Të gjithë ndiejnë stres, kjo është pjesë e jetës.”
  • “Nuk ka asgjë të gabuar që ndihesh kështu, është njerëzore.”

Lexo edhe:Elon Musk është zyrtarisht 2 herë më i pasur se Bill Gates!

3. Mirësia ndaj vetes – Kujdesu për veten si për një mik të ngushtë

Në momente stresi, trajto veten me të njëjtën mirësi që do t’i ofroje një miku. Pyet veten çfarë të nevojitet për t’u ndier më mirë dhe për t’u përballur me situatën. Thuaj:

  • “Çfarë më nevojitet tani për ta kaluar këtë?”
  • “Do të jem i mirë me veten në këtë moment.”
  • “Unë e kam forcën për ta përballuar këtë situatë.”

Si ta praktikoni vetë-dhembshurinë

Përsëritja e këtyre mantrave ju ndihmon të krijoni një qetësi të brendshme. Kombinoji me një gjest të thjeshtë, si prekja e dorës apo një frymëmarrje e thellë, për të nxjerrë trupin nga gjendja e stresit. Me praktikë të vazhdueshme, vetë-dhembshuria bëhet një aftësi e natyrshme për të përballuar çdo sfidë.

healthline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0