NGA MANDY GILBERT
Në mjedisin e sotëm, është e lehtë të supozohet se njerëzit (klientët dhe punonjësit) duan të marrin përgjigje menjëherë. Por të marrësh një minutë apo edhe disa ditë për t’iu përgjigjur dikujt, do të sigurojë që të japësh përgjigjen më të saktë dhe më të dobishme. Vendimet e nxituara shpesh çojnë në gabime të kushtueshme. Është e rëndësishme të mendoni për të mirat dhe të këqijat, të merrni parasysh të gjitha opsionet dhe të mblidhni sa më shumë informacion që të jetë e mundur. Kjo vlen për gjërat e vogla dhe gjërat e mëdha, nga një kërkesë nga një punonjës, deri te një vendim për drejtimin e një kompanie! Sado joshëse është të merrni vendime të shpejta dhe të hiqni gjërat nga lista e detyrave, ka 3 arsye pse duhet të merrni gjithë kohën që ju nevojitet.
Konsideroni të gjitha opsionet
Shpesh ka përgjigje dhe opsione të shumta në dispozicion për të adresuar një problem apo edhe një vendim të vogël. Ndërsa kënaqësia e klientit është një aspekt kritik i ndërtimit të një biznesi të suksesshëm, sipërmarrësit gjithashtu duhet të balancojnë interesat e palëve të tyre të interesuara si investitorët, furnitorët dhe punonjësit. Kur drejtoni një biznes, qoftë edhe si sipërmarrës, ka shumë topa në ajër në çdo moment. Ju nuk mund të merrni një vendim në sekondë, bazuar vetëm në mendjen tuaja gjatë gjithë kohës. Në fund të fundit, sipërmarrësit kanë personalitete të veçanta ku ne priremi të shikojmë rrugën para, përpara se të vendosim. Kjo pauzë që po rekomandoj, mund të mos vijë natyrshëm. Vendimet e vështira mund të mos i pëlqejnë të gjithëve. Por, në mënyrë që të mendoni përpara dhe të keni interesat më të mira për të gjithë të përfshirët, është thelbësore të merrni kohën duke u siguruar që po merrni parasysh të gjitha palët.
Shmangni reagimet impulsive
Kjo është kritike, veçanërisht kur ajo me të cilën keni të bëni është kritika! Ju mund të reagoni pa menduar gjatë, gjë që mund të çojë në keqardhje dhe pasoja të paplanifikuara. Në vend që të jepni një përgjigje negative, prisni derisa të keni marrë parasysh të gjitha anët e historisë, të gjitha opinionet. Vendoseni veten në vendin dhe mentalitetin e tyre dhe përpiquni të kuptoni pse mund ta thonë këtë. Pyesni këshilltarët ose ekipin tuaj të besuar për mendimet e tyre. Me gjithë dëshirën, ata mund të jenë gabim, por të paktën ju keni një perspektivë tjetër dhe mund të hartoni me durim një përgjigje.
Ndërtoni marrëdhënie më të forta
Fitimi i qartësisë dhe perspektivës dhe ruajtja e respektit të ndërsjellë duhet të jenë ndër qëllimet tuaja kur komunikoni. Përgjigjia me kujdes mund të çojë në lidhje më kuptimplote dhe një ndjenjë më të madhe besimi dhe respekti midis individëve. Duke mos nxituar në përgjigje, tregon se ju i merrni seriozisht nevojat dhe shqetësimet e personit tjetër (veçanërisht kur keni të bëni me punonjësit) dhe jeni të gatshëm t’i kushtoni vëmendjen që meritojnë. Është e rëndësishme të ruani profesionalizmin dhe qetësinë. Sigurohuni që të keni gati një përgjigje të menduar dhe të matur, edhe nëse kjo do të thotë të largoheni nga momenti. Të demonstrosh se je i besueshëm dhe i respektueshëm, hedh themelet për lidhjet dhe bashkëpunimet e ardhshme.
Në përgjithësi, ju dëshironi të shmangni rezultatet negative. Shanset tuaja për sukses rriten kur bëni kujdesin e duhur, merrni kohën tuaj dhe më pas përgjigjeni kur të jetë menduar mirë. Nuk ka asgjë të keqe të dërgosh një shënim të shpejtë që pranon kërkesën ose mesazhin dhe t’i bësh të ditur kontaktit se do t’i përgjigjesh kur të jesh gati. Më beso — ata mund të presin për përgjigjen e duhur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.