25 produkte sigurie të Symantec përmbajnë dobësi sigurie - Business Magazine Albania

25 produkte sigurie të Symantec përmbajnë dobësi sigurie


Një pjesë e madhe e produkteve nga firma e sigurisë Symantec përmbajnë një sërë dobësish sigurie të cilat ekspozojnë miliona konsumatorët, biznese të vogla dhe organizata më të mëdha ndaj sulmeve të hakerave, paralajmëroi një hulumtues ditën e Marte.

“Këto dobësi sigurie skanë sesi të jenë më keq,” shkruante në një postim në blog, Tavis Ormandy, hulumtues pranë Projektit Zero të Google. “Nuk është aspak i nevojshëm ndërveprimi i përdoruesit sepse prekin konfigurimet zyrtare të softuerit i cili funksionon me privilegjet më të lart të mundshme. Në raste ekstreme, kodi vulnerabël mund të aktivizohet brenda kernelit duke korruptuar memorjen.”

Ky paralajmërim vjen pasi Symantec publikoi një udhëzues ku liston 17 produkte enterprise të Symantec dhe 8 produkte konsumatori Norton si të prekura nga këto dobësi. Sipas Ormandy, dobësitë janë lehtësisht të shfrytëzueshme duke lejuar përhapjen e maluerëve nga një kompjuter tek tjetri në një rrjet të shënjestruar.

Dobësitë gjenden tek motori të cilin produktet e shfrytëzojnë për të kthyer mbrapsht mjetet të cilat zhvilluesit e maluerit përdorin për të fshehur veprimet keqëdashëse.

Duke qenë se Symantec e kryen procesin e depaketimit direkt në kernelin e sistemit operativ, gabimet e shkaktuar mund të lejojnë hakerat të fitojnë kontroll të plotë mbi kompjuterin. Sipas Ormandy, këto depaketues do të ishte më mirë të funksionnin në një nivel sigurie siç është “sandbox”, duke izoluar kodin e maluerit nga pjesët e brishta të sistemit operativ.

Përgjatë pesë vitet të fundit, Ormandy ka ekspozuar dobësi të shumta në softuerët e firmave të sigurisë si Comodo, Eset, Kaspersky, FireEye, McAfee, Trend Micro etj.

 

/PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0