Dredhza Braina, një emër në ngjitje nga Kosova në fushën globale të teknologjisë, është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the Year 2025”, në kategorinë “Barrier Breaker”, në një event të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky çmim ndërkombëtar vlerëson gratë më të shquara në industrinë e sigurisë kibernetike, duke njohur kontributet e tyre të jashtëzakonshme dhe ndikimin e tyre përtej kufijve.Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Braina shkruan: “E nderuar që u shpalla fituese e çmimit global ‘Cybersecurity Woman of the Year’ në kategorinë ‘Barrier Breaker’! Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim… familjen, miqtë, komunitetin tim dhe çdo person që ka besuar tek unë. Faleminderit nga zemra!”
Lexo edhe: Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në SHBA!
Ajo thekson se ky çmim nuk është vetëm për të, por për të gjithë ata që kanë hasur pengesa dhe nuk janë ndalur, për ata që kanë thyer heshtjen dhe kanë shkatërruar barrierat. Me mirënjohje të veçantë për organizatorët dhe jurinë, Braina e cilëson këtë moment si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional, por jo si qëllimin final:
“Ky nuk është fundi i rrugës, por vetëm një hap tjetër. Nuk do të ndalemi këtu!”
Në fund të mesazhit të saj, ajo e përmbyll me një frazë që mbart një emocion të veçantë kombëtar:
“Mund ta kem marrë këtë trofe në emrin tim, por e mbaj për popullin tim!”
Fitorja e Dredhza Brainës në një platformë prestigjioze globale jo vetëm që vendos Kosovën në hartën e sigurisë kibernetike, por shërben edhe si frymëzim për gjeneratat e reja, veçanërisht për vajzat që synojnë të thyejnë barrierat në teknologji.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.