21 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1050.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar në 812 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Dr. Flutura Beqo, nga ISHP bëri me dije se të infektuarit e rinj janë zbuluar të gjithë në Tiranë. 13 prej të prekurve janë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, të infektuar nga një infermiere, e konstatuar pozitive dy ditë më parë.
Lexoni: 1 Qershor, hapin dyert çerdhet dhe kopshtet. Ja cilat janë kriteret e stafit dhe prindërve
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14,500 persona, prej të cilëve janë:
– 1050 të infektuar,
– 33 viktima;
– 812 të shëruar,
– 205 të infektuar aktivë;
Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 25 pacientë, ku 3 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 27 maj është:
– Tiranë, 101 pacientë aktivë,
– Durrës, 51 pacientë aktivë,
– Krujë, 23 pacientë aktivë,
– Shkodër, 12 pacientë aktivë,
– Berat, 6 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.