2025:Çfarë po vjen në teknologji? Mateo Gosnishti i AlphaTechs zbulon të ardhmen që na pret! - Business Magazine Albania

2025:Çfarë po vjen në teknologji? Mateo Gosnishti i AlphaTechs zbulon të ardhmen që na pret!

Nga Eni Muça / Mateo Gosnishti, themeluesi i AlphaTechs, bisedon me ne për atë që po vjen në 2025 në fushën teknologjike dhe të AI. Nuk ka fjalë të mëdha apo premtime boshe këtu – vetëm një bisedë reale për AI-në që po ndihmon mjekët dhe po ndryshon punët tona, kompjuterët kuantikë që po marrin formë, sigurinë kibernetike që na mban zgjuar natën, dhe blockchain-in që po bën gjëra që s’i kishim menduar. Me këmbë në tokë dhe me një sy nga e ardhmja, Mateo na tregon si AlphaTechs po i jep jetë këtyre ndryshimeve dhe çfarë mund të bëjmë ne – qofshin bizneset, qeveritë apo kushdo që do të mbajë hapin. Është një çast për të dëgjuar, për të kuptuar, dhe ndoshta për t’u përgatitur bashkë.

Cilat janë inovacionet kryesore që pritet të dominojnë industrinë e teknologjisë në vitin 2025?

Në 2025, teknologjia do të jetë një fushëbetejë dhe për mendimin tim katër lojtarë të mëdhenj do të udhëheqin: AI, kompjuterët kuantikë, siguria kibernetike, dhe blockchain. Këto nuk janë më thjesht fjalë pompoze – ato po ndryshojnë botën para syve tanë.

AI: Inteligjenca artificiale është si një raketë që ka ndezur motorrët. P.sh sot Grok 3 nga xAI – është sot modeli më i mirë në botë. E dinit që opsionet “deepsearch” dhe “think”, mund të kryejë tashmë gjëra që asnjeri s’do t’i imagjinonte? 

Amazon po e përdor AI për të optimizuar zinxhirin e furnizimit, duke parashikuar me saktësi kërkesën e produkteve dhe zvogëluar magazinimin e panevojshëm, duke kursyer miliarda çdo vit. Tesla p.sh e përdori AI për të optimizuar prodhimin e baterive, duke ulur kostot me 20% vetëm vitin e kaluar.

Kompjuterët kuantikë: Microsoft sapo lancoi çipin Majorana 1 në shkurt 2025, dhe Ceo Satya Nadella tha: “Ky çip i vogël, që shumë shpejt mund të vendoset në dorë, mund të ketë më shumë fuqi se të gjithë PC-të e botës sot.” Ky është një revolucion.

Siguria kibernetike: Kujtoni Crowdstrike në verën e 2024-ës? Një gabim softueri dhe bota u paralizua – spitale pa akses, avionë të bllokuar, dhe miliarda dollarë dëm. Kjo tregon sa urgjente është mbrojtja proaktive. 

Blockchain: Sistemi bankar duhet përditësuar. Transfertat e parave shpesh marrin disa ditë dhe kushtojnë dhjetëra dollarë. Blockchain e bën atë në sekonda për disa cent. Pas 15 vitesh testime, teknologjia po funksionon dhe jo vetëm për sektorin bankar, por dhe në shumë aplikime të tjera të rëndësishme. Tregu i kriptove kaloi 3.5 trilion dollarë dhe administrata Trump i është futur me kokë rregullimeve ligjore për ta udhëhequr këtë teknologji.

Cilat mendoni se janë rreziqet më të mëdha që duhet të kemi parasysh në avancimin e teknologjisë këtë vit?

Sulmet kibernetike

Në shkurt 2025, Bybit, një exchange kripto, u godit nga një sulm kibernetik i madh, ku u vodhën rreth 401,347 Ethereum, me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë. Sulmi përdori teknikën “social engineering”, ku hakerët mashtruan gjashtë persona që duhej të miratonin transaksionet, duke u treguar një transfertë të rregullt, por në të vërtetë ndryshuan logjikën e kontratës së zgjuar (smart-contract) për të marrë kontrollin e portofolit (cold-wallet). Pas sulmit, fondet u transferuan në një adresë të re dhe pastaj filluan të shpërndahen në shumë adresa dhe disa u shitën në exchange të decentralizuar. Bybit ka konfirmuar se fondet e klientëve janë të sigurta dhe po punon me ekspertë për të gjurmuar dhe rimarrë fondet e vjedhura.

Analiza e blockchain-it, e kryer nga firma si Arkham Intelligence dhe ZachXBT, ka mundësuar gjurmimin e fondeve, duke identifikuar lëvizjet e tyre. Disa raporte sugjerojnë se grupi kibernetik i mbështetur nga Koreja e Veriut, Lazarus Group, mund të jetë përgjegjës, duke e bërë këtë incident një shembull të rrezikut nga aktorët shtetërorë.

Humbja e punëve nga AI

AI mund të automatizojë deri në 40% të punëve, sipas FMN-së. Shumë investiorë në USA sot po kërkojnë të investojnë në startup-e AI që zëvendësojnë punë që kushtojnë 100,000$ në vit ose më shumë, duke rrezikuar kryesisht rolet administrative. Një shembull tjetër është Allen & Overy, që ka adoptuar Harvey AI, një platformë e bazuar në GPT-4, për të automatizuar draftimin dhe analizën e kontratave. Në një intervistë për Reuters (tetor 2024), një partner tha se AI u kursen qindra orë pune në javë, duke e bërë punën e disa asistentëve të tepërt. Një kontratë që dikur merrte 5 ditë për t’u hartuar dhe rishikuar tani mund të kryhet në 10-15 minuta.

Thyerja e enkriptimit nga kuantikët

Kompjuterët kuantikë, mund të thyejnë enkriptimin aktual, duke rrezikuar bankat dhe mesazhet private. SecurityWeek flet për “Harvest Now, Decrypt Later”, ku hakerët mbledhin të dhëna të enkriptuara sot për t’i çkriptuar nesër.  

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0